Pearce fillon përzgjedhjen

Stuart Pearce është duke biseduar me menaxherë të skuadrave të Premierligës rreth futbollistëve që duhet të përfshihen në skuadrën e Anglisë për Kampionatin evropian 2012, duke shtuar mundësinë se do të drejtojë ekipin gjatë garës në Poloni dhe Ukrainë.
Sipas Daily Telegraph, Pearce, i cili u emërua selektor i përkohshëm pas dorëheqjes së Fabio Capellos në shkurt, është udhëzuar nga Federata angleze të konsiderojë futbollistët kandidatë për ekipin e Anglisë.
Megjithatë, menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, vazhdon të jetë kandidati kryesor për selektor të Anglisë në Euro 2012.