Peçi: Shtyrja e zgjedhjeve vetëm në gjendje të jashtëzakonshme
Autori i Lajmit: red.
Mundësia e shtyrjes së datës së zgjedhjeve është artikuluar shumë këto ditë në radhët e të majtës shqiptare. Deputeti socialist, Kastriot Islami i pyetur për këtë gjë pohoi dje se nëse qeveria dështon me kartat e identitetit duhet të paraqesë zgjidhjet e tjera. Por ndërkohë ligjërisht nuk ekziston mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve të përgjithshme vetëm me përjashtim të gjendjes së jashtëzakonshme. Juristi i njohur dhe njëkohësisht ligjvënës i Kuvendit të Shqipërisë, Spiro Peçi shpjegoi për “Ballkan” se Kushtetuta e vendit nuk e parashikon këtë gjë me përjashtim të një gjendje të jashtëzakonshme. “Në Kushtetutë nuk parashikohet shtyrja e datës së zgjedhjeve me përjashtim të rastit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pra fillimisht duhet të shpalljet gjendja e jashtëzakonshme dhe pas kësaj të shtyhen zgjedhjet. Por as Kodi Zgjedhor nuk e parashikon këtë gjë”, - tha ai. Sipas Peçit ligjërisht Kuvendi ka një mandat 4-vjeçar i cili mbaron 4 vjet pas zhvillimi të mbledhjes së parë të tij. “Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu”, - thuhet në nenin 66 të Kushtetutës. Peçi shton gjithashtu se kjo gjë , pra vendimi për të shtyrë datë n e zgjedhjeve mund të zgjidhet vetëm duke bërë një interpretim të ligjit dhe duke krijuar një qeveri teknike. Raste të tilla kanë qenë qeveria e stabilitetit e vitit 1991 drejtuar nga Ylli Bufi që funksionoi nga qershori në dhjetor të këtij viti dhe qeveria e Pajtimit Kombëtar e vitit 1997 e kryesuar nga Bashkim Fino.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2009