Çfarë i kishtë thënë Nënë Tereza mbretëreshës Geraldinë
Autori i Lajmit: Beqir Sina
Speciale nga Nju Jork
Këto ditë një nga veteranët e Mbretërisë shqiptare në mërgim, veprimtari i shquar në Nju Jork, Musli Mulosmani, i dorëzoi agjencisë së lajmeve INA një artikull të gazetës "Atdheu", zëdhenëses së Monarkisë shqiptare në mërgim, ku znj. Lume Musa Juka, rrëfen një takim të përzemërt të Nanës Mbretëresh Geraldinë me Nënë Terezën, laureaten e Çmimit Nobel për Paqe. Znj. Juka, shkruan se ishte një kënaqësi e madhe me e pa Nanën Mbretneshë Geralidnë në Nju Jork në qershorin qershorin e atij viti. Dinjiteti, me të cilin ka jetue në mërgim, por sidomos përvujtënija, mirësija e besimi i Sajë në Zotin - më kanë prekë përherë, " Ky besim, thotë ajo e ka ndihmue me kalue halle e mërzina të shumta - pa e humbë buzëqeshjen e saj t ambël.” Ajo tregon se në bisedim e sipër i tregonë Nanës Mbretneshë Geraldinë, se kishte pasë rastin me u pa me Nanën Tereza, dhe se se kishin kalue së bashku më të, ma shumë se dy orë. Por, në kujtimet e saja ajo shkruan sesa e përmenda këtë emër, sytë e Mbretëreshës Geraldinë, shëndritën - me një dritë të mbrendëshme, me interesim e me kuriozitet te veçantë, ku ajo ka dasht me dijtë për çka kishim folë. "I kallzova, thotë znj Juka, dhe ajo ndigjoi çdo fjalë me vëmendje të madhe" Sa dëshirë - tha - kam me e pa edhe unë! e këtë dëshirë e kam tash e sa vjet". Nuk u zgjata më shumë, por, me zemër iu luta Zotit, të më ndihmoj me ia dhanë këtë gëzim.
Ishte e martë, 23 qershor mbas dite vonë. Koha shumë e shkurtër, sepse Mbretëresha Geraldinë do t u këthente me datën 26 qershor në Madrid. Nana Tereza vinte gjithnjë në Nju Jork, për me ju lutë Zotit, vazhdimisht, për disa ditë ishte vendosur në një vend - ku s kishte as telefon. Në kuvendin e saj, mugeshat i kishte porositë mos me i dërgue asnji mesazh. Duke sjell kujtimet e saj për atë ditë znj. Juka, thotë "I shkrova me të shpejtë një letër të vogël, në të cilën i thoshja edhe këto " Dëshirojë që t a njifni Mbretëreshën Geralidinë, sidomos edhe për besimin e mrekullushëm që ka në Perendinë. Jetoni në kontinente të ndryshme, por ja që gjendeni në Nju Jork në të njëjtën kohë, pra ndoshta, është thanë që të shifeni?!" Letrën time mugeshat ia kishin çue sipas znj Lume M. Juka, e kishte lexue. "Të mërkurën mbrama, të asaj dite më bëri me dijtë se na priste në mëngjesin e 25 qershorit. Sa mirënjohëse i isha ! Menjëherë telefonova Mbretëreshën Geralidinë. Kënaqësia e sajë ishte e papërshkueshme. Kur shkova me e marrë të nesermen më përqafoi tue më thanë ;" jam shum e gëzueshme që do t a takoj Nanën Tereza".
Z. Abedin Mulosmani( zëdhënsi i Oborrit Mbretëror) na shoqëronte. Nuk ishte e leht me gjetë rrugën, në një lagje fort të pabukur të jugut të Bronxit. Mbretëresha Geraldinë, me habi shikonte herë majtas e herë djathtas. Nuk mujte me iu besue syve të saj dhe pyet:" A është e mundur të ketë kaq vorfni në këtë vend kaq të pasur? rrugët kësisojë, e shtëpia të shkatërrueme?" Znj. Juka thotë se iu përgjegja:" Nana Tereza kudo ku shkon - kërkon me gjetë me gjetë plagët e vujatjet e atij vendi, e si një mjek i mirë, me hirë të Zotit iu bjen shpresë e shërim".
Mbrrimë! Një murgeshë e re dhe e bukur si pranvera na çeli derën. Tue buzëqesh na tha:" Nana Tereza është duke ju pritur !" e na drejtojë me hapa të lehtë si me kan tue fluturue." Nana Tereza në gjunjë fillojë me u lutë! U çue në kambë, po sa na pa, e me shume ngrohtësi na shtrëngonte duart dhe na përqafoi me shumë përzemërsi. Na futi në dhomën e vogël - e u ulë krejt pranë Mbretëreshës Geraldinë. Menjëherë, filluan të bisedojnë...Nana Tereza : "Unë nuk merrem me politikë, me buzëqeshjen time e dalloni", na tha ajo. Nana Tereza : " Prej ditës qyshë se keni ikë prej Shqipënie, i jam lutë Zotit, për Ju e për Djalin Tuej". Mbretëresha Geraldinë :" Gjithmonë e kam ndier në zemër se dikush, shumë pranë Zotit! është duke u lutë për ne e djalin t im! Paskeni kenë Ju Nana Tereza, tha Mbretëresha Geraldina " me gjithë zemër ju faleminderojë Zoti Ju bekoftë !"
Nana Tereza:" Më vjen keq që nuk mundem me shuke në të gjitha vendet e botës, por më keq më vjen dhe u treta e tana që nuk më lënë më shkue në vendin tem në Shqipëni....Por Zoti thotë se asgjë në këtë botë nuk është e përgjithmonë......
Mbas një heshtje të vogël Nana Tereza vazhdoi :" Kur u bëra murgeshë, prindët e mi bashkë me motrën dhe vëllanë tim, u kthyenë në Shqipëri. Babai vdiq gjatë luftës. Vëllai - Lazri Bojaxhiu , i cili tash banon në Palermo - Itali, mujti me u arratisë, nana me motërn mbetën atje. Unë tash jam nënshtetas indiane, në Indi kam kaluar gati gjithë jetën time. Qeveria indiane pati mirësinë me ndërhyrë pranë qeverisë së Tiranës, duke ju lutur Tiranës, që të më lejoshin me i vizitue. Kjo as qe e mundur... Nana ime ndërroi jetë, pak më vonë edhe motra. Vetëm Zoti ! e di çka është bërë me ato në Shqipëri. Vetëm pranë Zotit! ato duhet të jenë në paqe, të qeta, e të lumtura." tha Nana Tereza. Vëllai im, e flet shqipen shumë mirë. Unë jam largue, e vogël nga familja. Më kujtohen disa fjalë, por vëllait i shkruaj shqip. Sesi e shkruej shqipen as unë nuk e dij, por vëllai im duket se më kupton shumë mirë. Po ju madhëni a e keni profeksionue shqipen?
Ndërhyra me kënaqësi: "Po ! Nana Mbretëreshë, Geraldina, e flet dhe e shkruan shumë bukur shqipen - ambël e shumë këndëshëm". Biseda me Nana Terezën u ba në anglisht, gjuha që është zgjedhë me folë në kuvendet e Misonarëve të Mëshirës.
Mbretëresha Geraldinë që fliste gjashtë gjuhë (hungarshit,anglisht,italisht, frengjisht,shqip, spanjisht) i bënte shumë pyetje sa i përket punës së shejtë që Nana Teraza bënte e po përhapte në vende të ndryshme të botës.
Nana Tereza, iu përgjegjë pyetjeve duke dhënë edhe hollësira e duhura. Njëra prej pyetjeve të Mbretëreshës Geralindinë ishte :" Cilat janë problemet më të mëdha të SHBA ?". Nana Tereza u përgjegjë :" Nuk i dij të gjitha, por me çkam pa e dëgjuar deri tani janë: vetmija, indiferenca e njerëzve, sidomos varfëria shpirtërore ... kjo e fundit është shpesh herë edhe me tragjike sesa varfëria për bukë.. e kundërta e racës sonë shqiptare, që jemi shumë të varfër nga ekonomia - por jemi shumë të pasur nga shpirti", tha Nana Terezë.
Ajo tha se ndjehej nevoja të hapej një shtëpi bamirësie, edhe në Nju Jork. Edhe se atë ditë ishte dhënë edhe leja e hapjes së saj. "Vizita juaj ka me kenë e paharrueshme, edhe për këtë gjë, është rasti i mirë sikur edhe Ju të kishit ndihmuar në themelimin e kësaj shtëpie. Tash është momenti të largohem pakëz sa t i lutem edhe një herë Zotit!" tha Nana Terezë. Znj Lume Musa Juka, thotë "Rrallë herë kam parë fytyra të tilla të ndriçuara me një dritë dashurie e shpirtërore , sa që pashë ato dy fytyra atë ditë - të këtyre dy grave të bekueme e të mrekullueshme". Disa minuta më vonë u ndamë nga ajo shtëpi, ku u takuam, duke ndarë të njëjtat ndjenja "Duke mos i besuar zemër se si po ndaheshim dhe po e lënimin njëri tjetrin. I të njëjtit mendim me ne ishte edhe zëdhënësi i Oborrit Mbretëror, i ndjeri Abedin Mulosmani.
"U larguam sikur të ishim njohur përgjithmonë. Sepse, e njëjta jetë shpirtërore na frymëzonte, jetë që vjen vetëm për një besimi të plotë dhe të sinqertë. Me përvujtjen që e dallonte Nana Terezen, na përcolli deri jashtë shtëpisë, duke na dhënë me vete bekimin e Sajë. : " Lum ata që flasin gjuhën e zemrës. Në çfarëdo vendi ose gjendje që të jenë, rrugët e besimit të vërtetë e çojnë gjithë jetën kah i njëjti drejtim - nga Perendia ", shkruan rreth 3 dekada më parë për gazetën "Atdheu", Lume Musa Juka. (INA)
Ky lajm është publikuar: 11/04/2009