Pedagogë? Ja kush rekrutohet
Studentët që përfundojnë këtë vit fakultetin me rezultate të shkëlqyera, ata që ndjekin masterin apo doktoraturën kanë mjaft shanse për të gjetur veten si mësimdhënës në universitet. Janë çelur 110 vende të reja pune për pedagogë dhe drejtuesit pretendojnë të rekrutojnë të rinj në këto pozicione. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, u shpreh për "Shqip" se "konkursi për përzgjedhjen e pedagogëve të rinj nis në muajin qershor". Kohë që përkon me diplomimin e këtij brezi. "Ne dëshirojmë që të lëmë të hapur kandidimin edhe për të rinjtë, ata që marrin diplomën në 2008-ën, ndaj edhe mendojmë të zhvillojmë konkursin në muajt e verës", tha Kule. Sipas tij, pedagogët e rinj do të fillojnë punën në auditorë në muajin tetor kur nis edhe mësimdhënia në fakultete.
Vendet e reja të punës u çelën pas kërkesës së vazhdueshme të shkollave të larta për shtimin e stafit akademik. Në total janë miratuar 400 vende të reja pune për pedagogë, në të gjitha universitetet publike në vendit. Rreth 300 shkojnë për universitetet rajonale, si në: Shkodër, Vlorë, Elbasan etj., dhe mbi 100 për universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës.
Ministria e Arsimit ka miratuar listën sipas kërkesave të universiteteve dhe i ka dërguar për miratim edhe në Ministrinë e Financave. Universitetet publike kanë bërë kërkesë disa herë për shtim të stafeve akademike. Rektori Dhori Kule kishte kërkuar afro 200 pedagogë, por janë miratuar 110, pasi edhe universitetet e tjera kishin kërkesa të larta.
Çelja e këtyre vende të reja të punës u kthye në imediate, për shkak të numrit të studentëve të viteve të para. Kuotat e pranimit janë rritur ndjeshëm dhe mësimi përballohej vetëm me pedagogë të jashtëm. Po kështu, janë çelur edhe degë të reja si dhe filiale në rrethe. Të gjitha këto kanë nevojë për staf. Rektori Kule shprehet se "universitetet i kanë përballuar me pedagogë të jashtëm, por që ka qenë e pamundur të vazhdohet më tej. Kjo pasi ka një normë që përcakton ligji për personelin e jashtëm të punësuar në universitet". Për shkak të nevojave pedagogët e jashtëm kanë "përmbytur" të brendshmit, pasi numri i tyre ka qenë dy herë më i madh. Numri më i madh i vendeve të punës ka shkuar për Universitetin e Tiranës, i cili është më i madhi në vend për nga numri i diplomave që lëshon dhe siç dihet edhe nga numri i studentëve. Po kështu, vende të reja pune do të çelen edhe te Politekniku, Bujqësori etj. Ministria e Arsimit përcakton se ky kontingjent nuk do të merret nga institutet e Akademisë së Shkencave. Kjo pasi ka pasur një program të veçantë punësimi për specialistët e instituteve që iu bashkëngjitën stafit akademik. Kështu, të gjithë ata që kanë rezultate të larta apo kanë mbrojtur disertacione në fusha të ndryshme, mund të aplikojnë për pedagogë. Aplikantët duhet t‘u drejtohen universiteteve, ku mendojnë të punësohen. Pranë rektorateve gjenden formularët, si dhe të dhënat e tjera për vendet e lira të punës.