Sfidat ndaj realitetit të ri ndërshqiptar
Rreth dy muaj më parë, kur në Prishtinë Parlamenti i Kosovës votoi formalisht shpalljen e pavarësisë, një shtet i ri shqiptar u shtua në hartën e rajonit dhe të Evropës. Në Tiranë dhe në Prishtinë u fol në të njëjtën gjuhë, u valëvit i njëjti flamur, u organizuan manifestime masive me të njëjtat slogane, si dhe vetë politikanët dhanë mesazhe të njëjta të ndryshimit historik, të shansit të madh, të kohës për shqiptarët. Mediat ndërkombëtare i kushtuan rëndësi të veçantë krijimit të një hapësire të re bashkëpunimi midis dy shteteve shqiptare, kurse mediat në Prishtinë e në Tiranë organizuan një sërë debatesh mbi sfidat e ardhshme të shtetit të ri të Kosovës.
Të nesërmen e këtyre zhvillimeve, jeta politike në Prishtinë e në Tiranë u kthye në monotoninë e saj. Në agjendën diplomatike janë shënuar vetëm disa vizita në rang Parlamenti apo të ministrit të Jashtëm midis dy kryeqyteteve shqiptare; pjesa më e madhe e të cilave e nxitur nga axhenda private, promovimi në media apo në forume politike. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje të re politike apo shtetërore, asnjë memorandum, asnjë bisedim zyrtar për projekte të veçanta zhvillimi, dhe asnjë nismë të përbashkët politike e diplomatike. Të vetmet aktivitete dypalëshe janë shënuar kryesisht në lëmin proporcional, nisma private për ta përdorur debatin dhe problematikën ndërshqiptare si një mundësi aplikimi për fonde apo fitimi të vëmendjes mediatike.
Po ashtu, pas pavarësisë së Kosovës lajmi i vetëm "kosovar" në mediat e Tiranës ka qenë lirimi nga burgu dhe intervistat e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërkohë që në shtypin e Prishtinës lajmi kryesor "tiranas" ishte marrja e ftesës nga Shqipëria për anëtarësim në NATO. Dy lajme në dy muaj janë shumë pak, por mbi të gjitha një sinjal me domethënie e simbolikë shqetësuese në marrëdhëniet politike midis Tiranës dhe Prishtinës.
Duke hyrë më në brendësi të këtyre marrëdhënieve nuk është vështirë të konstatohet se midis dy qendrave të mëdha politike ndërshqiptare, ashtu si edhe Tetovën e Ulqinin, marrëdhëniet politike të Tiranës nuk kanë një sistem pune, një axhendë të qartë në përmbajtje e organizim. Le të marrim një shembull: marrëdhëniet midis faktorit politik në dy kryeqytetet shqiptare. Një analizë e detajuar e këtyre marrëdhënieve dëshmon se kontaktet midis partive bazohen kryesisht në njohjet personale të kryetarëve të partive, pa ndonjë bazë të qëndrueshme programore, alternative apo ideologjie politike. Vëzhguesit e politikës e kanë të lehtë të gjejnë parti partnere p.sh, në Itali e Greqi, me çdo parti politike në Tiranë, por nëse tentohet në rastin e partive të Kosovës, kjo është e pamundur. Partner i LDK, PDK apo AAK të Kosovës në Tiranë janë shumica e partive politike, kjo sepse liderët e këtyre partive kanë kontakte të vjetra me politikanë të Tiranës.
Krijimi i raporteve të tilla formale dhe ekstra-institucionale ka bërë që bashkëpunimi politik të mos jetë efektiv dhe i qëndrueshëm. Kështu, bilanci real i bashkëpunimit politik në periudhat elektorale, në shkëmbimet politike, në organizimin e takimeve e vizitave të përbashkëta, në trajnime apo nisma të përbashkëta politike apo në koordinimin e veprimeve lobiste në organizatat politike evropiane, vijon të jetë në kuotat minimale.
I njëjti vlerësim vlen edhe për marrëdhëniet politike me faktorin shqiptar në Tetovë e në Ulqin. Në mediat shqiptare të Tiranës janë botuar disa analiza e komente politikanësh mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali, ndërkohë që mungon qoftë edhe një koment i vetëm për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi (ku votojnë shqiptarë), për zgjedhjet në Serbi (ku indirekt është përfshirë edhe Kosova) apo për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni (ku faktori shqiptar ka peshë specifike). Partitë politike në Tiranë organizojnë dhjetëra konferenca shtypi për probleme nga më të ndryshmet, por asnjë e tillë nuk u organizua për të përshëndetur ose për të prezantuar Kushtetutën e re të Kosovës. Drafti i Kushtetutës nuk është botuar në asnjë media shqiptare në Tiranë, Tetovë apo Ulqin, ashtu siç botimet politike e profesionale nuk qarkullojnë lirshëm dhe institucionalisht midis qyteteve ndërshqiptare.
Dy muaj më parë, në kongresin e partisë më të madhe politike në Ulqin, UDSH, refuzuan të marrin pjesë përfaqësuesit e partive kryesore politike të Shqipërisë e të Kosovës. Po ashtu, në kuvendet zgjedhore të partive në Kosovë, Tirana politike u përfaqësua me një nivel lokal përfaqësimi. Delegacionet partiake munguan edhe në ceremonitë festive të pavarësisë së Kosovës apo të pavarësisë së Malit të Zi, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Skënderbeut në Shkup apo në ato për kujtim të Kongresit të Manastirit.
Një analizë e sjelljes së vetë politikanëve protagonistë ndërshqiptarë nxjerr në pah tiparin negativ të përpjekjeve për protagonizëm individual. Disa politikanë të Tiranës mendojnë se kanë të drejtë të japin leksione politike për Kosovën, të flasin në emër të saj dhe të marrin nisma politike pa konsultime paraprake me të. Të njëjtin tipar shfaqin edhe disa politikanë të Prishtinës, të Tetovës apo të Ulqinit.
Të dhëna dhe kritika të tilla nuk kanë asnjë të përbashkët me merakun apo thirrjet patetike nacionaliste, por me nevojën për seriozitet dhe bashkëpunim real e të qëndrueshëm midis faktorit politik ndërshqiptar. Kjo bëhet edhe më e dukshme kur shihet se niveli i shkëmbimeve politike midis partive të mëdha politike në Tiranë dhe atyre në Itali e Greqi është shumë më i lartë, sesa ai i bashkëpunimit midis partive politike në Tiranë e në Kosovë apo Tetovë.
Shikimi simplist i marrëdhënieve politike ndërshqiptare është reflektuar çuditërisht edhe në modelin e punës dhe përfaqësimit të institucioneve më të larta shtetërore e kushtetuese. Kështu, funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar, që nga Presidenti, Kryeministri, kryetari i Parlamentit, ministritë etj., ende nuk kanë në kabinetet e tyre të tejmbushura me këshilltarë formalë, një të tillë që të trajtojë problemet e Kosovës, të rajonit ose të shqiptarëve në botë. Kuvendi i Shqipërisë numëron rreth 20 komisione miqësie me vendet e tjera, por ende mungon komisioni i miqësisë me Parlamentin e Kosovës. E tillë është situata edhe në raportet e anasjelltë, në institucionet e Prishtinës ndaj Tiranës. Raporte të tilla fillestare bashkëpunimi dypalësh reflektohen edhe në kontaktet ndëruniversitare, ndërministrore, ndërbankare, apo midis enteve dhe institucioneve të tjera publike. Sistemi politik në Kosovë, jeta politike atje, sistemi gjyqësor apo aspekte të tjera studimore të Kosovës ende nuk janë pjesë e lëndëve zyrtare në universitetet e Tiranës, ndërkohë që kjo është bërë p.sh., me sistemet politike dhe modelin shtetëror të vendeve të Lindjes së Mesme.
Gazetaria zyrtare, publike dhe private e Tiranës ende krenohet me faktin se më 17 shkurt transmetoi direkt nga Prishtina, ndërkohë që pak media vizive e të shkruara në Tiranë ka korrespodentë të rregullt në Prishtinë dhe anasjelltas. Lajmet për Kosovën zënë vend në faqet e fundit të edicionit të lajmeve apo gazetave të Tiranës, duke u konsideruar më shumë si lajme rajoni apo nga bota, sesa si lajme shqiptare. E njëjta dukuri ndodh edhe në Prishtinë e Tetovë, ndërkohë që asnjë gazetë e Tiranës nuk ka redaksi dhe nuk shpërndahet në Prishtinë, Tetovë e Ulqin dhe anasjelltas.
Për shkak të një gjendjeje të tillë mund të thuhet se mungesa e komunikimit direkt ndërshqiptar përveçse sjell dëm në zhvillimin demokratik e politik të shoqërive respektive, mund të krijojë hapësirë për mungesë informacionesh dhe më tej edhe për hapësirë keqkuptimesh. Rruga Durrës - Kukës është një instrument, por ajo nuk zgjidh çështjet e mentalitetit dhe kulturës së komunikimit. Shqiptarët kanë mundësinë e mirë të mësojnë nga gabimet e të tjerëve, gabimet e veta, por edhe eksperiencat më të mira të vendeve të tjera. Këto përvoja na mësojnë se dalja nga rrethi vicioz i raporteve personale dhe zhvillimi i bashkëpunimit mbi çështje, parime dhe objektiva institucionalë e afatgjatë, është e mbetet një kërkesë e panegociueshme për të gjithë politikanët e zyrtarët, në Tiranë apo në Prishtinë.
Në funksion të një veprimi e politike të tillë, do të ishte e nevojshme që vetë partive politike të rishikojnë qëndrimet dhe modelet organizative refuzuese ndaj realitetit të ri shqiptar në rajon, duke vendosur lidhje dhe pika konkrete bashkëpunimi me partnerët politikë. Po ashtu, janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi politik të jetë shumëdimensional, i mirëkoordinuar dhe me efekte reale në terren. Një nismë pozitive do të ishte ngritja e një strukture shtetërore koordinuese për të gjitha projektet zyrtare e administrative me Kosovën dhe anasjelltas, një strukturë e tillë edhe në Prishtinë. Funksionimi i tyre do të nxiste projektet konkrete, do të koordinonte më mirë asistencën dhe bashkëpunimin, si dhe do të ishte një referencë e qartë për të gjitha institucionet e interesuara.
Konkretisht, është e rëndësishme që fryma e marrëdhënieve formale ndërpartiake e ndërshtetërore të shndërrohet në një frymë bashkëpunimi ndërshqiptare; që të largohemi nga pozitat e frikës ndaj paragjykimeve të huaja dhe të krijojnë një model bashkëpunimi minimalisht të krahasueshëm me marrëdhëniet midis shteteve të tilla si: Gjermania e Austria, Austria e Kroacia, Franca e Belgjika, etj. Gjithashtu, është e nevojshme që partive politike të Tiranës, të cilat janë anëtare të grupimeve të mëdha politike në nivel evropian, të ndihmojnë dhe të bëjnë lobing për pranimin me status vëzhguesi dhe më pas anëtarësimi për partitë politike të Prishtinës, Tetovës dhe Ulqinit.
Si përfundim, është e qartë se bashkëpunimi politik, kontaktet dhe nevoja e njohjes më të mirë midis politikave e politikanëve të Prishtinës dhe të Tiranës mbeten një sfidë tjetër e rëndësishme për elitën politike të dy vendeve. Kjo është gjithashtu një provë, për të dëshmuar aftësi dhe përgjegjësi përpara qytetarëve që i kanë votuar këto politika dhe që presin prej politikanëve të tyre që faktori shqiptar në rajon të jetë aktiv, dhe bashkëpunimi i tij shumëplanësh, të jetë efektiv, i qëndrueshëm dhe afatgjatë.