E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne masivin pyjor te Darzezes ne Fier

Del situata jashtë kontrollit me zjarrin e fuqishëm që ka përfshirë masivin pyjor të Darzezës në Fier.  Vatra e parë e zjarrit u shënua rreth orës 15:00 në kufirin ndarës me pyllin e Pish-Poros.  Prej këtej zjarri është përhapur drejt Darzezës duke shkrumbuar pemët e pishave. 
Era e fortë e ka bërë të vështirë këtë mision ndaj zjarrëfiksave të fierit u kanë ardhur në ndihmë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe zjarrëfikse nga Vlora dhe Albpetrol . I gjithë masivi pyjor i Darzezës prej 130 hektare mund të digjet nesë flakët nuk vihen nën kontroll.  Shkak i zjarrit mendohet të jetë një zjarrëvenie e qëllimshme . 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›