E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj Fushes policia shoqeron 7 persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 persona për atentatin ndaj Elidon Fushës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës në zonën e ish Bllokut, ku për pasojë mbeti i plagosur nga 6 plumba vetë Fusha, ndërsa u vra ekonomistja e lokalit të basteve spofrtive ku ndodhi ngjarja, Majlinda Hoxha.

Sipas policisë nga të shoqëruarit dy janë personat me të cilët Fusha është përplasur me armë në vitin 2009, kur plagosi pronarin e një Pub-i.

Të shoqëruarit e tjerë janë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, apo persona të cilët janë konfliktuar kohët e fundit me Fushën.

Të njëtat burime thanë se janë pyetur edhe familjërët e Fushës, biznesmenë të ndërtimit nëse ngjarja mund të lidhet ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të ndërtimeve.

Policia ka siguruar edhe një peticion për një shtesë kati pa leje, ku në konflikt ka qenë I përfshirë edhe vetë Fusha.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes për të përftuar ndonjë përshkrim apo pamje të autorit që hapi zjarr nga rrugica në drejtim të lokalit të basteve sportive ku ndodhej Fusha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›