E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meico padit kompanine Albademil te Delijorgjit

Ndërmarrja tregtare e Ministrisë së Mbrojtjes “MEICO”, padit në Gjykatën e Tiranës shoqërin “Albademil” të Mihal Delijorgjit, njëherazi kompanin që demontonte municione në ish-repartin ushtarak të Gërdecit….
Sipas padisë që mban nr.16461 dhe që ndodhet në duart e gjyqtares Enkela Vlora, kompania “Albademil” i detyrohet shoqërisë MEICO rreth 405 mijë dollar amerikanë, para këto të papaguara për municionet e demontuara në Gërdec.
Sipas gjyqtares Vlora, që ka caktuar seancën e parë gjyqësore me 14 shtator, shoqëria “Albademil” pavarësishtë se është furnizuar me municione nga MEICO, kësaj të fundit nuk i është bërë ndonjë pagesë për të shlyer blerjet sic i parashikonte kontrata.
Edhe pas shpërthimit në Gërdec, kompania “ALBADEMIL’ nuk i ka shlyer detyrimet ndaj ndërmarrjes MEICO e cila tashmë e ka paditur në Gjykatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›