Pedagogët e rinj, aplikimet nisin më 11 gusht
Autori i Lajmit: red.
Aplikimet e kandidatëve për pedagogë me kohë të plotë pranë Universitetit të Tiranës do të nisin më 11 gusht dhe do të vijojnë deri në fund të këtij muaji. Lajmi u bë i ditur dje nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, sipas të cilit edhe kriteret e përzgjedhjes së pedagogëve të rinj do të publikohen brenda kësaj jave. Rektori i këtij universiteti, prof. dr. Dhori Kule, tha se të interesuarit për t u emëruar pedagogë në fakultetet e UT-së do të plotësojnë një formular, ku do t u kërkohen të dhënat përkatëse. "Duke filluar nga 11 gushti, kandidatët e interesuar do të mund të paraqiten në rektoratin e UT-së për t u njohur paraprakisht me kriteret e pranimit",- tha ai. Lidhur me vendin ku kandidatët kanë kryer arsimin e lartë apo edhe ku kanë mbrojtur titujt shkencorë, autoritetet drejtuese të universitetit të Tiranës vazhdojnë aktualisht që t i përmbahen deklaratës së mëparshme për të "thithur" ata kandidatë që kanë mbaruar jashtë shtetit. Kule u shpreh se "mirëpresim edhe kandidatura të atyre personave që e kanë kryer shkollën e lartë dhe kanë mbrojtur tituj brenda vendit, megjithatë, përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar në universitetet jashtë vendit". Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kërkuar që të punësojë rreth 160 pedagogë, pasi me rritjen e numrit të kuotave për këtë vit akademik, rriten edhe nevojat për staf pedagogjik. Aktualisht, autoritetet drejtuese të Fakulteteve po bëjnë propozimet përkatëse për këto kritere, në mënyrë që numri i pedagogëve që ka premtuar qeveria, të shpërndahet në mënyrë sa më të drejtë dhe pikërisht aty ku janë nevojat më të mëdha. Përmes një vendimi të qeverisë pritet që vitin e ardhshëm do të punësohen 400 pedagogë në universitetet publike të vendit. Sipas rektorëve, nevojat janë më të mëdha, aty ku janë shtuar kuotat në krahasim me vitin e kaluar. Sivjet do të pranohen rreth 7 mijë studentë më tepër ose 20 mijë studentë të rinj në rang kombëtar.
“Rektori i këtij universiteti, prof. dr. Dhori Kule, tha se të interesuarit për t u emëruar pedagogë në fakultetet e UT-së do të plotësojnë një formular, ku do t u kërkohen të dhënat përkatëse. Prioritet do të kenë të diplomuarit jashtë.”
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008