E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet konkursi për 12 pedagogë të rinj

Autori i Lajmit: red.
Rektorati i Akademisë së Arteve shpall konkursin për 12 (dymbëdhjetë) vende të lira pune për personel akademik të ndarë në tre fakultetet e kësaj Akademie:
Fakulteti i Muzikës (3 (tre) vende punonjës mësimorë); Specialiteti Piano (1 (një) vend për punonjës mësimor), Lënda LEXIM PARTITURE ;
Fakulteti i Artit Skenik: (2(dy) vende punonjës mësimorë, Specialiteti Regji Filmi dhe TV si më poshtë: MONTAZH DHE POST-PRODUKSION 1 (një) vend, FOTOGRAFI DHE KAMERA 1 (një) vend, 1(një) vend punonjës mësimor në seksionin SKENOGRAFI-KOSTUMOGRAFI, 1(një) vend punonjës mësimor në seksionin e REGJISE SE TEATRIT
C – Fakulteti i Arteve të Bukura
1 (një) vend punonjës mësimor në seksionin e artit konceptual (Multimedia )
1 (një) vend punonjës mësimor në seksionin e Grafikës
1 (një) vend punonjës mësimor në seksionin e Tekstilit&modës
1 (një) vend punonjës mësimor në seksionin e Skulpturës
Dosjet dhe dokumentacioni përkatës do të dorëzohen në degën e personelit të Akademisë së Arteve nga data 1 shtator deri në orën 12:00 të datës 10 shtator. Komisioni do të përzgjedhë kandidaturat në datat 20 deri në 25 shtator 2008.
Dokumentacioni që duhet të plotësojë çdo dosje e kandidatit duhet të përmbajë materialet e mëposhtme:
1 – Kërkesë nga kandidati ku të jetë përcaktuar vendi për të cilin ai konkurron
2 – Diplomë origjinale ose fotokopje e noterizuar e fakultetit ku ka kryer studimet dhe kualifikime të tjera pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit.
3 – CV ku të përfshihen veprimtaritë artistike dhe akademike brenda dhe jashtë vendit (e shoqëruar me dokumentacionin përkatës)
4 – Zotërimi i një gjuhe të huaj (e preferuar anglisht)
5 – Prezantimi nga kandidati i një projektprogrami për lëndën në të cilën ai konkurron
Për vazhdimësinë e procesit të konkurrimit në fazën e dytë çdo konkurrent do t u referohet kritereve specifike të çdo fakulteti.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›