Pedagogët e rinj, fluks kandidatësh në rektorat
Konkurrenca për pranimin e 160 pedagogëve të rinj në Universitetin e Tiranës do të jetë e fortë.
ZIRINA LLAMBRO
Ndonëse nuk është mbushur java që nga hapja e procedurave të konkurrimit, numri i dosjeve të dorëzuara nga kandidatët i ka kapërcyer të 60-at. Përtej ankesave, për zgjedhjen e muajit gusht për të çelur garën, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, shprehet optimist për “thithjen” e një stafi vërtet të përgatitur. “Ka ende dy javë kohë dhe çdo ditë janë dorëzuar dhjetëra dosje në rektorat. Çka do të thotë se është dhënë informacioni i duhur dhe interesi është i madh”, sqaroi Kule për gazetën. I pyetur se pse kriteret u shpallën në muajin gusht, i cili cilësohet “i vdekur” për shkak të pushimeve, rektori nënvizoi se gjithçka ishte paralajmëruar që më parë. “Ne kemi më shumë se 5 muaj që kemi deklaruar se kriteret e pedagogëve të rinj do të publikoheshin këtë muaj. Këtu nuk shoh asnjë problem. Informacionin e gjerë që është dhënë, siç e thashë, e dëshmon interesimi i madh i shfaqur deri tani”, deklaroi Kule. Kandidatët do të kenë afat deri në fund të gushtit për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. Më tej një komision i posaçëm do të bëjë përzgjedhjen.
Kriteret
Të diplomuarit jashtë do të kenë avantazhe në përzgjedhje, por nuk do t’u hiqet shansi edhe kandidatëve që kanë marrë tituj e grada brenda vendit. Kusht kryesor për t’u pranuar si pedagog i ri pranë Universitetit të Tiranës do të jetë mesatarja. “Kandidatët duhet të kenë notë mesatare të përgjithshme të studimeve universitare 9 e lart dhe të lëndëve të specialitetit 9.5 e lart. Për kandidatët që kanë përfunduar studimet në universitete të huaja të akredituara, me notë mesatare të përgjithshme mbi 8 dhe të specialitetit mbi 8.5”, ka përcaktuar rektorati. Domosdoshmërisht pedagogët e rinj duhet të kenë diplomën “Master të nivelit të dytë” në fushën përkatëse, ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë. E detyrueshme mbetet edhe zotërimi me dëshmi i së paku një gjuhe të huaj perëndimore. Veç kushteve standarde, fakultetet kanë vendosur edhe disa rregulla specifike. Kështu për pjesën më të madhe të tyre kërkohet që kandidati të ketë gradë apo titull shkencor, përvojë mësimdhënieje në universitet apo medalje ari. Disa fakultete kanë vënë kriter moshën. Shpërndarja e vendeve të reja është bërë në bazë të numrit të studentëve dhe nevojave për çdo fakultet. Kështu, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka shpallur në total 10 vende të lira pune për personel akademik. Në Fakultetin e Ekonomisë janë shpallur 35 vende të lira pune, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 23 vende të lira, në Fakultetin e Drejtësisë 30 vende të lira, në Fakultetin e Shkencave Natyrore 15 vende të lira, te Shkencat Sociale, 21 vende të lira pune, në Fakultetin e Infermierisë kërkohen 16 pedagogë.
Fakulteti i dytë, dosjet deri më 10 shtator
Kuotat e përcaktuara nga qeveria për ndjekjen e një fakulteti të dytë do të shpërndahen në bazë të kërkesave që do të ketë për çdo degë. Këtë bën me dije Ministria e Arsimit. Do të jenë 500 studentë që do të pranohen në total. Dosjet me të cilat do të konkurrojnë për të fituar, duhet të dorëzohen në MASH brenda dhjetëditëshit të parë të shtatorit. Kandidatët do të përballojnë vetë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull do të përjashtohen vetëm studentët e shkëlqyer. Pra, nëse një student ka mbaruar me dhjeta fakultetin e parë, mjafton të paraqesë listën e notave dhe përjashtohet automatikisht nga tarifa. Sa u përket rregullave të konkurrimit, Ministria e Arsimit u ka lënë dorë të lirë universiteteve. Sipas këtij dikasteri, kriteret duhet të caktohen në statutet e institucioneve të arsimit të lartë. Studentët fitues do të zgjidhen në bazë të diplomës së parë që kanë dhe notës mesatare. Kjo duke iu referuar konkurrimit me dosje, prej të cilit bëhet përzgjedhja. Nga sa bëjnë me dije vetë universitetet përgjithësisht, shihet përafërsia e diplomës.