E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet,vonesa me shpërndarjen

Data 15 gusht duhet të shënonte përfundimin e furnizimit me tekste shkollore në librari. 

Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Një pjesë e mirë e librave nuk janë sjellë ende nga shtëpitë botuese. Sipas drejtuesve të tyre, shkak për këtë vonesë kanë qenë mësuesit, të cilët nuk i kanë përzgjedhur në kohë titujt e librave. Kjo ka bërë që të mungojnë tekste pothuajse për çdo klasë. Ndërkaq atje ku furnizimi ka përfunduar, librat po shiten pa fatura tatimore, çka do të krijojë me patjetër problem me rimbursimin e prindërve. Edhe për këtë mangësi libraritë fajësojnë shtëpitë botuese. Një pjesë e shkollave në kryeqytet kanë vendosur lajmërime për prindërit dhe nxënësit për t’i vënë në dijeni se librat do të shpërndahen në shkolla dhe jo në librari. Gjithçka për të evituar radhët e prindërve. Për këtë vit  Ministria e Arsimit ka vendosur subvencionimin e teksteve 100 për qind. Ky dikaster ka akorduar një fond rreth 2.8 milionë euro ose 310 milionë lekë të reja për kompensimin e librit shkollor. Por me gjithë udhëzimet dhe thirrjet e ministrisë, duket se do të përsëriten problemet e vitit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›