E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagoget e rinj, perplasje qeveri-rektore

Luljeta Ndoka
Qeveria dhe drejtuesit e universiteteve duket se ndajne mendime te ndryshme per sa u perket pedagogeve te rinj qe do te punesohen prane universiteteve. Ndersa keshilltari i Kryeministrit, Myqerem Tafaj, pelqen qe te perzgjidhen ata qe kane studiuar jashte shtetit, ose pedagoget te huaj, drejtuesit e universiteteve preferojne “tanet”. Rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kacani, thote se nuk ekziston asnje siguri qe deshmon se ata qe jane diplomuar jashte Shqiperise jane me te mire se ata qe i kane kryer studimet e larta ne universitetet vendase. Megjithate, vendimi per punesimin e 400 pedagogeve te rinj eshte pritur pozitivisht pas kerkesave te vazhdueshme.
Keshilltari i Kryeministrit per Arsimin, Myqerem Tafaj, shprehu dje pelqimin per punesimin e pedagogeve qe i kane kryer studimet e larta jashte shtetit. “Do te ishte mire qe te perzgjidheshin pedagoge te huaj dhe shqiptare, qe jane diplomuar jashte shtetit”, rekomandoi Tafaj. Ndersa duket se me nje sugjerim te tille nuk eshte aspak dakord rektori i sapozgjedhur i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kacani. “Jam i mendimit te punesojne pedagoge qe jane diplomuar ne universitetet tona. Nuk eshte e thene qe te huajt, apo pedagoget shqiptare, te cilet jane diplomuar ne universitetet e huaja, te jene me te afte se ata qe kane kryer studimet e larta ne Shqiperi”, deklaroi dje kreu i Politeknikut.
Ndersa duket se drejtuesit e strukturave te ndryshme te arsimit jane dakord ne nje pike: Qeveria ka marre vendimin e duhur, duke financuar punesimin e 400 pedagogeve te rinj. Madje, ata kane premtuar se emerimet duhen bere transparente. Nje gje e tille eshte ne perputhje me Ligjin per Arsimin e Larte si dhe me Karten e Bolonjes. Kjo e fundit ka standarde te caktuara per raportin pedagog-student, te cilat duket se do te fillojne te zbatohen edhe ne universitetet tona. Kur ishte ende rektor, dekani Shezai Rrokaj ishte i mendimit se duheshin edhe rreth 800 pedagoge ne shkalle vendi, per te perballuar fluksin e madh te kuotave qe miratoheshin vit per vit nga qeveria. Ndersa miratimi i punesimit te 400 pedagogeve duket se eshte nje fillim i mbare, qe do te thote, gjysma e punes... Rezultatet pritet qe te jene te dukshme, duke reflektuar keshtu ne cilesine e mesimdhenies, aq shume e diskutuar deri me tash.
Qeveria plotesoi kerkesen per shtim pedagogesh
Lajmi i mire per punesimin e 400 pedagogeve te rinj ka ardhur para dy javesh nga qeveria. Ne nje nga mbledhjet e tij, Keshilli i Ministrave ka miratuar nje buxhet te posacem vetem per te paguar te punesuarit e rinj. Sipas burimeve nga qeveria, si dhe kerkesave qe vijne nga Ligji per Arsimin e Larte, pedagoget qe do te kene me shume avantazhe per t‘u punesuar do te jene ata me grade shkencore, ata te cilet kane perfunduar studimet jashte. Keto kushte do te sjellin edhe permiresimin e departamenteve ne universitete, te cilat shpeshhere kane punesuar edhe pedagoge, te cilet nuk i kane permbushur kriteret, apo nuk kane pasur gradat e duhura. Po ashtu, nje tjeter lajm i mire qe vjen nga ky vendim, eshte edhe ulja e numrit te oreve per pedagoget aktuale, te cilet kane qene te ngarkuar mbi normalen. Ne kete menyre, duke pasur me shume hapesire, ata mund t‘ia kushtojne kete kohe kerkimit shkencor apo projekteve te reja.
Organet e universiteteve, do te vendosin per pedagoget
Punesimi i pedagogeve pritet qe te behet sapo te levrohet fondi. Senatet e universiteteve dhe Keshillat e Administrimit perkates pritet qe te zhvillojne mbledhjet e tyre dhe te “konstituojne” punesimin e pedagogeve me te rinj. Nje gje e tille pritet qe t’u hape rruge standardeve te vjetra per Bolonjen dhe te reja per universitetet tona. Sipas ketyre kerkesave, gjysma e stafit duhet te jene me grada dhe jo me pak se tre pedagoge te kene titullin profesor. Aktualisht ky standard eshte i realizuar ne Universitetin e Tiranes, ndersa shume fakultete ne rrethe rrezikojne te mbyllen, nese nuk respektojne kushtet e vena.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›