Rriten paralajmerimet shendetesore
Rreth 140 per qind e siperfaqes se paketes do te jete e mbuluar nga paralajmerimet shendetesore. Komisioni ndersektorial kunder duhanit ka diskutuar dje per tre lloje permasash, por eshte pranuar qe ne faqen ballore, ku paralajmerimi te jete i njejte ashtu si edhe pas, pra 50 per qind. Ndersa ne pjesen anesore vetem 40 per qind. Projektvendimi percakton dy lloj paralajmerimesh te pergjithshme, te cilat jane te detyrueshme qe te paraqiten ne te gjitha produktet e duhanit. Nje nga pikat e ligjit ndryshon dhe eshte pikerisht pika dy ku behet fjale per produktet e duhanit me pertypje apo nuhatje. Ndryshimi eshte se vete paketimi, ku qesja per arsye paketimi ka palosje, kapake, rrudha, duke kufizuar siperfaqen e dukshme. Ne kete rast, sipas Ministrise se Shendetesise, paralajmerimi shendetesor behet ne masen 75 per qind dhe duhet te mbulojne 37,5 cm katrore te siperfaqes se pergjithshme.