Pedagoget, nje muaj keshillim me nxenesit
Keshillimi i maturanteve per degen qe duhet te zgjedhin ne studimet e larta, do te behet edhe nga profesoret. Do te jene pikerisht keta te fundit, ata qe do te vizitojne shkollat e mesme dhe do te bisedojne me nxenesit qe duan te konkurrojne sivjet per ne shkollat e larta. Pjesa e mbetur e muajit shkurt, si dhe muaji mars, do te jene te mbushura me vizita te profesoreve ne shkollat e mesme. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ben te ditur dje se profesoret do te zhvillojne biseda prezantuese me maturantet, si dhe do t’u japin atyre materiale orientuese dhe njohese te pergatitura nga secili fakultet. E gjithe kjo nisme merret me qellim mbarevajtjen sa me te mire te procesit te Keshillimit te Karrieres. Bashkepunimi do te perfshije gjeresisht te gjitha universitetet publike si edhe ato private, per te garantuar nje hapesire sa me te gjere te plotesimit te interesave te nxenesve maturante. Nga ana tjeter, maturantet do te informohen nga fakultetet per vlefshmerine e diplomes se tyre, hapesiren qe ajo ka ne tregun e punes, familjarizimin me jeten studentore, si dhe kushtet e mesimdhenies qe ofrohen. Do te jene pikerisht keto elemente qe do te bindin maturantin se ne cilen dege ata mund te japin me shume.
Takimet qe do te organizojne pjesetare te stafeve mesimore te fakulteteve pritet te mos kufizohen vetem per ceshtje te koeficienteve qe kane per cdo universitet, por ne dite te caktuara ne kuadrin “Ditet e gjimnazisteve ne universitet”, profesoret e universiteteve vijne ne shkollat e mesme per te paraqitur ofertat e fakulteteve ne te cilat ata japin mesim. Sipas programit te detajuar nga MASH, maturantet do te vizitojne ne dite te caktuara fakultetet, ku secili mund te vizitoje sa me shume fakultete, te njihet me programet e studimit, me personelin, me laboratoret, me godinen dhe te krijoje nje ide qe pas 3 apo 5 vjetesh, pasi te diplomohet, si dhe per te krijuar nje ide fillestare cfare shansesh do te kete per pune. Nisma merret nen kujdesin e ministrit te Arsimit dhe te Shkences, Genc Pollo, i cili ne te shumten e rasteve ka qene vete organizatori i takimeve.