Trajnime qytetareve te lene duhanin
Se shpejti Instituti i Shendetit Publik do te hape nje tjeter qender trajnimi per personat te cilet duan te lene duhanin. Pervec informacionit qe mund te marrin ne rruge elektronike, do te funksionoje edhe nje numer jeshil, pa pagese, per marrjen e keshillave te domosdoshme. Do te jete numri 0800 47 47, i cili do t’iu vije ne ndihme te gjithe atyre qe do te marrin vullnetin per te larguar duhanin. Ne kuader te mbrojtjes se shendetit nga duhani, ngritja e Sektorit te Abuzimit me Substancat (Duhan, Alkool, Droge), prane ISHP, perben nje risi, pasi ofron asistence teknike per te ndihmuar duhanpiresit per te lene duhanin. Ne website-in e ISHP-se se shpejti do te hapet rubrika per ofrimin e asistences teknike per heqjen dore nga duhan pirja. Po keshtu do te dalin nga botimi kater broshura me metodikat me te fundit per lenien e duhanit, duke e plotesuar keshtu edhe ne nje tjeter drejtim mbeshtetjen per publikun ne kuader te heqjes dore nga produktet e duhanit.