E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kostandini dhe Doruntina", shfaqja nderballkanike sot ne Tirane

Historia e dhimbshme e beses se Kostandinit te vdekur, qe ngrihet nga varri, do te marre jete sot ne mbremje ne Teatrin Kombetar, ne vazhden e nje udhetimi te gjate ballknik. "Me disa gjuhe njeherazi, me tre nena, nje shqiptare, nje greke dhe nje serbe, kjo shfaqje i kalon kufijte e nje shteti", tha dje ne nje konference per shtyp regjisori grek Sotiris Haxakis, i cili vleresoi njekohesisht edhe angazhimin e pese shteteve ballkanike, Greqise, Shqiperise, Serbise, Rumanise dhe Bullgarise, qe do te sjellin ne skene baladen e vellait te vdekur. Nga ana e saj, aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa, qe luan rolin e nenes shqiptare, theksoi se shfaqja do te nxjerre ne pah edhe karakteristikat individuale dhe shpirterore te ketyre popujve, si vallja, kenga, veshjet, ritet e tyre etj. Xhepa nuk harroi te shtoje se ne skene mbizoteron gjuha e artit, ndaj pavaresisht diferencave ne gjuhe, aktoret jane marre vesh shume mire me njeri-tjetrin. Koha e kerkoi qe rrenjet e perbashketa kulturore qe bashkojne keta popuj, te vijne per here te pare si nje identitet i perbashket, permes nje vepre te fuqishme skenike. Shkruar nga Jorgos Jakumis, kete nisme e mori regjisori Sotiris Haxakis nga shoqeria teatrore "Alekton" dhe, me aktore nga Greqia, Shqiperia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria, i hyri punes, duke pasur si qellim realizimin e idese per te nxjerre ne pah elementet e perbashket te qyteterimit popullor te vendeve ballkanike, duke pasur si pikembeshtetje dhe pikenisje kengen (baladen) e njohur te "vellait te vdekur". Ne rolet kryesore luajne: aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa, aktorja rumune, po aq e njohur ne rrethet nderkombetare te teatrit, Maia Morgenstern, Kiti Selmani-Djecevic, aktorja greke Maria Katsiadaki, Nikos Arvanits dhe kori prej 10 anetaresh i "Grupit te Komunitetit Popullor". Tek "Kenga e Vellait te vdekur", Haxakis vendosi rrefenja, vajtime, yshtje popullore, kercime nga pellgu i Marmarase ne Turqi, nga Mani dhe Kreta e Greqise, nga zonat veriore dhe jugore te Shqiperise, nga Serbia, Bullgaria dhe Rumania. Per me teper, perfshiu edhe pjese nga Bibla, nga Lorka, nga Hekuba e Euripidit, etj., dhe te gjitha keto ia shtoi skenarit fillestar. Prandaj gjate shfaqjes spektatorit do t'i vijne nga skena mallkime, ofshama, thirrje te vdekurish, kercime vajtare, porosi drejtuar shpirtrave dhe thirrje te tjera yshtese apo paralajmeruese te Karontit, te botes se nendheshme, etj. Natyrisht, te gjitha keto do te shqiptohen ne skene ne te pesta gjuhet Ballkanike, ne menyre qe te bashkohet ne nje forme nderballkanike tragjikja me populloren, pamorja me degjimoren, vepruesit me veprimin, elementet e absolutes me relativitetin e jetes. Shfaqja eshte dhene me sukses ne Athine dhe do te ndjeke itinerarin e kryeqyteteve te tjera ballkanike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›