E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Roli i nenes me mallengjen"

Si ka mbijetuar dhe ka ardhur deri ne ditet tona, legjenda e vellait ne Greqi?

Legjenda ne popullin grek nuk eshte me e gjalle. Sigurisht qe kete tekst e kemi mesuar te gjithe ne shkolle, si femije qe kemi qene, por pastaj e kemi harruar. Ishte krijuar nje distance mes kesaj legjende, ndaj kthimi pas, duke punuar me vepren, me tekstin dhe me regjisorin Haxakis, ishte me te vertete mallengjyes dhe prekes.

Cilat jane ndryshimet mes tre varianteve te legjendes?

Nuk di te them dhe te jap nje vleresim mes varianteve, pasi tekstin sido qe ta shoh, do ta shoh permes nje perkthimi dhe sigurisht qe ai do t'i ndryshonte disa gjera. Sidoqofte, nenat ne skene jane te ndryshme, sa i perket karakterit dhe pjeset qe ndertojme ne. Mund te them se si do te jete nena qe do te ngjis une ne skene, por nuk mund te them psh., sesi eshte nena e aktores Margarita Xhepa.

Sa ndryshime ka nena greke nga nenat e tjera?

Ne skene, ashtu sikurse eshte ndertuar pjesa, kemi secila dallimet tona. Ne kete kuptim, jemi te ndryshme, por nena ne tekst dhe ne ndjesi, mbetet e njejta.

Si do te merren vesh me njeri-tjetrin aktoret ne skene, duke qene se gjuhet do te jene te ndryshme?

Sinkroni eshte shume i thjeshte, por me mire ta shihni vete ne skene. Sikur njerezit te lejojne qe te flase shpirti, por shpirti i vertete ama, do te shohim qe elementet qe na mbajne lidhur, do te jene besa dhe dashuria. Keto jane kryesoret per mua. Besimi te tjetri, eshte gjeja me e rendesishme ne jete. Nese une nuk besoj te ty, te te tjeret qe kam perreth, atehere nuk mund te ekzistoj. Mendoj se edhe kjo do te vije ne skene ne menyre metaforike. Ne menyre simbolike, ne mbeshteteshim te njeri-tjetri ne skene dhe e dinim qe tjetri do te na mbante.

Eshte hera e pare e bashkepunimit me aktore shqiptare?

Me zonjen Xhepa kam bashkepunuar 10 vite me pare te tragjedia "Elektra", ne teatrin e lashte te Epidaurit.

Ne lidhje me legjenden, shume shtete ballkanike pretendojne se eshte e tyrja. Ju si mendoni ne lidhje me kete?

Sipas meje, kjo legjende u perket te gjithe popujve te Ballkanit dhe te gjithe popujve qe e kane perdorur, kurdohere. Eshte njelloj si te themi, kush doli e para, veza apo pula.

Si ndiheni qe do te ngjisni kete rol ne skenen shqiptare?

Do ta marr vesh neser (sot) sesi do ndihem, ne momentin kur te hipi ne skene. Roli me prek dhe me mallengjen, sic me prek cdo rol. Sa here qe perpiqet te ndertoje nje rol, aktori futet ne thellesite me te medha te tij. Kur vjen casti qe je ne skene dhe nxjerr jashte vetes tende kete pjese te fshehte te qenies, nuk ke zgjidhje tjeter, vecse te emocionohesh. Kjo eshte dhurata qe mund te jape per publikun aktori.

Duke qene se Ballkani perbehet nga popuj te hershem, tani ne kohet moderne, a mendoni se ballkanasit besojne ende te besa dhe fjala e dhene?

Mendoj se ka dhe do te kete gjithmone njerez qe besojne dhe njerez qe nuk besojne te dashuria dhe tipare te tjera pozitive. Une dua te bej gjithmone pjese te ata njerez qe besojne.

Si ju duken shqiptaret?

Ne Greqi kemi shume bashkatdhetare tuajet. Gjithashtu, une kam miq, te njohur, shoke qe vijne nga ky vend, ndersa me bie ne sy qe kur ecim ketu rrugeve dhe flasim, njerezit na pergjigjen greqisht. Keshtu, ndihem shume e familjarizuar, si ne shtepine time.

Cfare dini ju per artin shqiptar, kryesisht per aktrimin?

Nuk kam pasur mundesine te shoh ndonje pjese teatrale, pasi edhe kur vjet u dha Trojanet ne Greqi, une nuk ndodhesha ne Athine dhe nuk e pashe dot shfaqjen.

Teatri grek ka me te vertete nje histori te gjate te funksionimit te tij. Ne c'stad ndodhet ai aktualisht?

Pyetja eshte pak e veshtire, por di qe ne cdo vend, nuk ka vetem kulture te larte dhe fisnikeri, por ka edhe shfaqe e manifestime te keqija. Keshtu ndodh edhe te ne, sikurse kudo ku ekziston arti dhe e kunderta e artit. Sigurisht qe ka aktore qe e dine se cfare duan, e dine se cfare kerkojne te bejne, ndjekin rrugen e tyre te artit dhe bejne teater. Ka edhe nga ata qe nuk dine c'duan te bejne dhe humbin rrugen e teatrit. Dua te them se teater te mire kemi ne Greqi, por duhet te kesh virtyte dhe guxim, ne menyre qe te ndodhesh ne rrugen e teatrit dhe jo ne te kunderten e tij.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›