Pedofili, me prindër të vrarë nga gjakmarrja
Burimet zyrtare të policisë pohuan se 23- vjeçari Aleksandër Dardha, i arrestuar natwn mes tw enjtes dhe tw premtes me akuzen e perdhunimit te nje te mituri, (djali i ish-gardianit te tij, gjate kohes se vuajtjes se denimit),ishte arrestuar dhe dënuar kohë më parë për disa vjedhje.
Dardha Njihej si njeri me sjellje problematike. Të dy prindërit e tij janë vrarë për gjakmarrje në Shkodër.
Ai kishte vuajtur dënimin e tij në burgun e Shën Kollit në rrethin e Lezhës ku kishte pasur disa konfrontime me një prej gardianëve. Ai e kishte kërcënuar disa herë gardianin se do të "hakmerrej" për atë që po i bëhej por askush nuk i ka marrë seriozisht këto kërcënime.
Por pak ditë më parë 23- vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka thurur planin e hakmarrjes. Ai dinte se polici ishte nga Shëngjini dhe është nisur menjëherë atje që ta gjente. Brenda pak ditësh Aleksandër Dardha kishte arritur që të mësonte shtëpinë e gardianit si dhe kush ishte fëmija e tij. Pasditen e 28 prillit ai ka arritur që të takohet me djalin 13-vjeçar dhe fillimisht e ka mashtruar duke e marrë me vete në drejtim të malit të Shëngjinit. Më pas, kur ka arritur në një zonë të pabanuar, ai e ka përdhunuar atë.
Nga dëshmia e djalit, babai i tij ka arritur më datë 29 prill që të identifikojë përdhunuesin e të birit, i cili ishte 23- vjeçari Aleksandër Dardha. Verifikimet e policisë së Lezhës kanë zbuluar se përdhunuesi ishte larguar në drejtim të Tiranës dhe menjëherë është kërkuar ndihma e policisë lokale.
Kërkimet për 23-vjeçarin kanë zgjatur vetëm dy ditë dhe ai është arrestuar mesnatën ndërmjet të enjtes dhe të premtes në kryeqytet.
"Policia e Lezhës ka kryer arrestimin e 23-vjeçarit Aleksandër Dardha pasi ai akuzohet për veprën penale të kryerjes së marrëdhënies homoseksuale me të mitur me dhunë. Më datë 28 prill ai ka mashtruar të miturin 13- vjeç duke e marrë me vete në malin e Shëngjnit dhe me forcë ka kryer veprimin me të",- thanë dje burimet zyrtare të policisë së Lezhës.