Lohan: Vlerësoj bashkëpunimin PD-PS për reformën
Helmut Lohan, Ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar bashkëpunimin e dy partive kryesore në vend Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në zgjidhjen e sistemit elektoral me një numër prej 115 votash në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shpreh se këto amendamente i hapin rrugën zgjidhjes së problemeve në Shqipëri. Megjithatë ambasadori Lohan i kujtoi përsëri politikës mungesën e kartave të identitetit dhe nevojën për paisjen e votuesve me to. Në të njëjtën kohë ai është shprehur se Shqipëria ka ligjet e nevojshme që përcaktojnë qartë heqjen e imunitetit duke ritheksuar detyrimet e vendit tonë ndaj Bashkimit Evropian. Priten reagime nga partitë e vogla pasi dihet kundështimi i tyre për këto amendamente.