E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT, 3215 kuota per pasuniversitaret

Senati i Universitetit te Tiranes ka miratuar formen perfundimtare te propozimeve per kuotat ne studimet pasuniversitare, ne Universitetin e Tiranes. Me konkretisht behet fjale per propozimet per Master te Nivelit te Pare dhe Diploma te Nivelit te Dyte, per te cilat anetaret e senatit kane kerkuar qe te miratohen 3215, gjithsej, ne te dy nivelet.
MNP, DND
Per Masterat e Nivelit te Pare, anetaret e Senatit te Universitetit te Tiranes kane propozuar plot 1565 kuota per te gjitha programet e studimet ne fakultetet e ketij universiteti. Me shume te tilla jane propozuar per Fakultetin e Shkencave Sociale, me 385 kuota ne programet "Keshillim psikologjik", "Drejtim dhe administrim arsimi", "Mesuesi ne arsimin e mesem per shkencat sociale", "Orientim profesional", "Filozofi praktike e humane", "Analize ne politika sociale", etj. Me pas, per nga numri i kuotave te propozuara vjen Fakulteti i Historise dhe Filologjise me 360 kuota, Fakulteti i Infermierise me 350, etj. Ndersa sa u perket Diplomave te Nivelit te Dyte, gjithashtu eshte propozuar nje numer mjaft i larte kuotash, plot 1650 te tilla. Me shume per keto lloj studimesh, jane propozuar per Fakultetin e Historise dhe Filologjise si dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, me nga 400 kuota secila. Pastaj vjen Fakulteti i Shkencave ne Natyres me 375 propozime, duke vijuar me Fakultetin e Infermierise me 300 kuota te propozuara per Diplome te Nivelit te Dyte.
Kriteret
Kriteri kryesor i shpallur edhe nga MASH dhe Qeveria, mesohet te jete njohja e gjuhes angleze, ndersa edhe nota mesatare eshte nje kriter i rendesishem. Ne cdo program studimi, ne ciklin e dyte te studimeve me kohe te plote, ne vitin akademik 2008-2009, studentet e shkelqyer nga cikli i pare dhe nga cikli i dyte, nuk e paguajne tarifen e shkollimit ne vitin pasardhes. Ne programet e studimit, Master i Nivelit te Pare ne mesuesi, per arsimin e mesem, per lendet fizike, matematike apo kombinimet e tyre, me kohe te plote, ne vitin akademik 2008-2009, studentet me mesatare te ciklit te pare, jo me ulet se nota 8 (tete), nuk paguajne tarifen e shkollimit. Edhe per Diplomen e Nivelit te Dyte mesohet se do te jete kriter nota mesatare.
Si ndryshuan titujt e diplomave
Ne Ciklin e Dyte te Studimeve, ndryshimi qe ndodh eshte se do te perdoret perseri emertimi Master, por jo me Master i Nivelit te pare, por thjesht "Master" dhe ne vend te "Diplome e Nivelit te Dyte", Master i Shkencave. Te gjithe studentet qe do te vazhdojne Masterin Shkencor ose ate profesional, do te japin provimin e gjuhes angleze perpara mbrojtjes se tezes ose provimit perfundimtar, me nje test internacional. Pra, ne Ligjin per Arsimin e Larte do te jete e percaktuar qe zoterimi i anglishtes ne nje nivel te certifikuar me testet nderkombetare. Diploma e Nivelit te Dyte do te quhet Master i Shkencave dhe ligji e percakton qe ky master eshte nje program studimi i orientuar ne kerkim dhe i drejtohet kryesisht grupit te studenteve qe jane te interesuar te vazhdojne edhe studimet e doktorates. Masteri i Shkencave zgjat 2 vjet dhe mbyllet me nje projekt kerkimor dhe me nje teze te shkruar te masterit. 30-40 kredite nga 120 kredite gjithsej do te shfrytezohen per kerkim shkencor dhe per te shkruar tezen e masterit. Kjo teze do te mbrohet perpara nje komisioni, pasi eshte dhene provimi i gjuhes angleze. Masteri i Shkencave eshte diploma qe te con ne studimet e doktorates.
Propozimet e kuotave per programet e studimit te Ciklit te II (MNP dhe DND), sipas fakulteteve te UT-se, per vitin akademik 2010-2011 i gjeni ne gazeten ne PDF
L.Ndoka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›