E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofilia, Braun kerkon pafajesi ne gjykate

Nje seance para se gjykata e Tiranes te jape vendimin e saj per skandalin seksual ne nje qender bamirese per femije, i akuzuari per pedofili apo marredhenie seksuale me te mitur, Xhon Devid Braun kerkoi pafajqesi.


57 vjecari deklaroi se nuk ka abuzuar asnjehere me te miturit, por i ka shpetuar ata nga jeta e veshtire.

“Une i kam ndihmuar femijet, dua te deklaroj se jam i pafajshem. Prokuroria me akuzon se kam abuzuar me dy femije, nuk eshte e vertete. Une i shpetova ata femije nga rruga dhe vdekja dhe i kam trajtuar sikurse cdo baba femijet e tij”, eshte shprehur Braun.

Por pavaresisht ketyre deklaratave, prokurori kerkoi fajesine e te pandehurit, nderkohe qe i shtoi atij edhe nje akuze tjeter.

Pervec dy femijeve per te cilet eshte gjykuar pergjate ketyre 29 muajve, prokurori tha se tashme Xhon Devid Braun akuzohet edhe per abuzimin e nje femije tjeter.

Gjate pretences, prokurori Kol Hysenaj ka kerkuar 20 vjet heqje lirie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›