E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA France Britani Misioni do vazhdoje derisa Gadafi te largohet

Barak Obama, Nikolas Sarkozy e Devid Kamerun premtojnë të vazhdojnë fushatën ushtarake në Libi derisa lideri Muamar Gadafi të lërë pushtetin.

Në një artikull të përbashkët të botuar në 4 të përditshme në të dyja anët e Atlantikut, Dejvid Kamerun, Nikolas Sarkozi dhe Barak Obama deklarojnë se mbetja e Gadafit në pushtet do të ishte "tradhëti e paarsyeshme" ndaj popullit të Libisë.

Më herët, ministrat e jashtëm të NATO-s i mbështetën thirrjet që Gadafi të lërë pushtetin, dhe thanë se aleanca do ta vazhdojë misionin e saj në Libi për aq sa të ketë nevojë por jo të gjithë aleatët i përgjigjen thirrjes  për më tepër sulme ajrore mbi Libi.

Ndërkohë, rebelët libianë kanë bërë thirrje për më shumë sulme ajrore dhe thanë se ata po përballen me masakër nga forcat qeveritare, të cilat të enjten bombarduan qytetin Misrata me raketa. Aeroplanët e NATO-s bombarduan shënjestra  në Tripoli, ku televizioni shfaqi pamje të Gadafit duke kaluar nëpër rrugët e qytetit.

Aleanca përgënjeshtroi lajmet se nga sulmet e avionëve të NATO-s janë shkaktuar dhjetëra viktima civile, ndërsa në versionin e shtetit libian, gjatë bombardimeve shihet se si Gadafi bën xhiro me një makinë sportive gjatë bombardimeve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›