E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peja interesohet për Rexhepin

Plejmejkeri i njohur, Florian Rexhepi ka gjasa të luajë me Pejën në garat e play-off-it të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i klubit verdh e zi, Riza Gjakova, i cili tha se të premten pritet të qartësohet se a do të luajë apo jo Rexhepi në play-off me ekipin pejan.

“Jemi në bisedime me Florian Rexhepin. Ai është lojtar i lirë dhe posedon fletë-lëshimin nga ish skuadra e tij Bashkimi. Të premten kemi takim me të dhe pas atij takimi pritet të kuptohet gjithçka. Se a do të luajë apo jo Rexhepi me Pejën, varet nga një lëndim i tij që e ka. Ende ne nuk e dimë se i çfarë natyre është ai lëndim i tij”, deklaroi Gjakova për Express.

Rexhepi para disa javësh ka shkëputur kontratën me Bashkimin e Prizrenit, në të cilin klub pati kaluar nga Sigal Prishtina. Aktualisht ai po vuan nga një lëndim i pësuar në gju dhe është mësuar se mjekët e kanë këshilluar atë që të pushojë dy apo tri javë për ta sanuar lëndimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›