Peka: Gati kompensimi fizik i pronave
Harta e re e vlerës së pronave i ka hapur rrugën procesit të kompensimit fizik të pasurive të paluajtshme. Sipas drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avenir Peka, procesi do të nisë brenda pak javësh. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, kreu i AKKP-së sqaron efektin që do të ketë harta e re e vlerës së pronës në procesin e kthim-kompensimit. Sipas Pekës, bashkë me hartën ka ndodhur edhe një zhvillim tjetër, i cili i hap derën procesit të kthim-kompensimit: Krijimi i një baze të dhënash ku janë pasqyruar të gjitha vendimet e deritanishme mbi pronat në Shqipëri. Kreu i AKKP-së shpjegon në intervistë edhe fondin fizik të vënë në dispozicion nga shteti për kompensimin e pronarëve, i cili përbëhet nga sipërfaqet ndërtimore në pronësi të shtetit, toka truall, toka bujqësore, toka kullotë dhe toka pyll. Peka sqaron gjithashtu se një grup pune i AKKP-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë po punon për hartimin e metodologjisë së kompensimit të pronave, e cila do të jetë gati pas pak javësh.
Qeveria ka miratuar hartën e re të vlerave të pronave, e bazuar mbi metodikën e re që i llogarit vlerat në bazë të çmimeve të tregut. Ç’do të thotë kjo në terma praktikë, kur vjen fjala te procesi i kthim-kompensimit?
Miratimi i hartës së vlerave të pronës nënkupton përcaktimin e çmimeve-referencë. Që do të thotë se, për çdo zonë kadastrale, të gjitha zërat kadastralë – tokë truall, tokë bujqësore, tokë kullotë dhe tokë pyjore – në gjithë territorin shqiptar mbulohen me çmime-reference. Çmimet e referencës kanë një vlerë disadimensionale. Së pari, përcaktojnë vlerën e kompensimit financiar, për ata që kompensohen në të holla për pronat të cilat u janë njohur ligjërisht. Së dyti, përcaktojnë vlerën e referencës për transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke përcaktuar taksat që paguhen mbi këto shitblerje. Ministria e Financave takson çdo transaksion duke u bazuar te çmimet- referencë të përcaktuar nga harta. E treta, përcakton vlera që janë të bazuara mbi çmimet reale të tregut, duke qenë se është bazuar tërësisht te çmimet e shitblerjeve të kryera në realitet. E fundit, që njëherësh është më e rëndësishmja, harta mundëson përcaktimin e faturës përfundimtare që duhet të paguajë shteti për të realizuar procesin e plotë të kthim-kompensimit të pronës.
Të ndalemi pak te harta e vlerës së pronave e bazuar te metodike e re. Ka qenë në gjendje të prodhojë me besnikëri vlera të njëjta me ato të tregut?
Duhet të kuptojmë që është shumë e vështirë krijimi i një harte që të jetë në gjendje të prodhojë me 100% saktësi çmimet e tregut. Harta e sapomiratuar garanton një saktësi vlerash prej 85% në raport me çmimet reale të tregut, gjë që përbën një zhvillim të konsiderueshëm. Por ajo çka është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se ligji që përcaktoi përpilimin e hartës së re përcakton gjithashtu që ajo duhet të rifreskohet vit pas viti. Diçka e tillë do të thotë se çdo vit saktësia e saj do të përmirësohet me përfshirjen në përllogaritje të çdo transaksioni të kryer. Aktualisht harta do të rifreskohet në vjeshtë, gjë që do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm, e kështu më tej.
Pra jemi afër përcaktimit të faturës financiare dhe pranë nisjes së procesit të kthim-kompensimit?
AKKP-ja ka ecur paralelisht në dy drejtime. I pari është përpilimi dhe miratimi i hartës së vlerës së pronave, dhe i dytë është krijimi i një baze të dhënash, ku përfshihet çdo vendim i dhënë që prej fillimit të procesit të kthim- kompensimit të pronave. Kjo do të thotë që është krijuar një database dixhitale, ku janë pasqyruat të gjitha vendimet e dhëna mbi çështje të pronësisë. Për t’u shënuar është fakti që në këtë database janë përfshirë edhe vendimet e gjykatave që në vite kanë ndryshuar këto vendime të lëshuara nga institucione të ndryshme. Produkti përfundimtar është hartimi i një database e cila, jo vetëm për çdo qark e rreth, po për çdo zonë kadastrale, përcakton pronën që është njohur, pronën që nuk është njohur, pronën që është njohur dhe kthyer dhe pronën që është njohur e është në pritje të kompensimit. Diçka e tillë është bërë për të gjitha kategoritë e pronave. Pra në një zonë kadastrale të çfarëdoshme, është përcaktuar numri i vendimeve për njohje, i vendimeve për kthim, i sipërfaqes së disponueshme që mund të përdoret për kthim, si dhe i sipërfaqes së disponueshme për kompensim.
A është gati kjo faturë?
Është shumë pranë përfundimit analizimi i tërë të dhënave për llogaritjen përfundimtare të faturës financiare. Ajo që mund të them është se nuk do të zgjasë më shumë se disa javë.
Kjo i hap rrugë procesit të kompensimit të pronarëve? Pra, jemi në prag të nisjes së procesit të kompensimit të pronarëve?
Shumë shpejt, brenda javësh, do të nisë kompensimi fizik i pronarëve. Tashmë kemi në dorë pikërisht ato mjete që e bënin të pamundur deri tani nisjen e procesit të kompensimit të pronarëve: nuk kemi pasur databasen e plotë të vendimeve dhe as hartën e vlerës së pronave që të ishte në gjendje të përcaktonte vlerën reale të pasurive të paluajtshme. Logjika e kompensimit fizik bazohet te kompensimi tokë me tokë, me vlerë të njëjtë tregu. Kompensimi i një prone A me një pronë B, bëhet duke u bazuar te çmimi i secilës.
Çfarë tokash, trojesh, pyjesh do përdoren për kompensimin fizik? Nga se përbëhet fondi që do përdoret nga AKKP-ja për kompensimin e pronarëve?
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave zotëron një fond të veçantë për këtë qëllim. Në vite, Këshilli i Ministrave, vazhdimisht përmes vendimesh të ndryshme, i ka kaluar agjencisë sipërfaqe të ndryshme pronash shtetërore në funksion të kompensimit fizik të pronarëve. Fondi përbëhet nga sipërfaqet ndërtimore në pronësi të shtetit, toka truall, toka bujqësore, toka kullotë dhe toka pyll. Pra fondi ka në përbërje të gjitha llojet e pronave të cilat u janë njohur pronarëve për kompensim.
Përse jo kompensim financiar?
Së pari, kompensimi financiar ka një faturë shumë të shtrenjtë. Cila do të ishte ajo qeveri që do arrinte të vinte miliarda euro në dispozicion të kompensimit? Është një barrë tepër e rëndë. Ndërkohë që, kompensimi fizik nga ana tjetër, përveçse zbut barrën financiare, rrit shpejtësinë e procesit. Në një kohë shumë të shkurtër mund të kompensohen mijëra ish-pronarë.
Është në gjendje fondi në dispozicion të AKKP-së të mbulojë gjithë nevojat për kompensimin e pronarëve?
Pronat në zotërim të shtetit janë mëse të mjaftueshme për kompensimin e pronarëve. Çdo pronë shtetërore potencialisht mund t’i kalohet AKKP-së për qëllime kompensimi, përtej fondit që tashmë zotërohet nga agjencia. Duke marrë parasysh edhe fondin aktual dhe gjithçka tjetër që mund t’i shtohet këtij fondi, theksoj se është mëse i mjaftueshëm.
Sa është e mundur që pronarë të ndryshëm të mos mbeten të kënaqur me mënyrën e kompensimit të propozuar nga agjencia? Ndërsa AKKP-ja i propozon ta kompensojë me tokë bujqësore, dikush mund të kërkojë të kompensohet me tokë truall apo me një formë tjetër...
Nuk besoj se do ketë raste të tilla. Duhet të kuptojmë se pronarët zotërojnë prona të cilat prej 70 vitesh nuk janë në gjendje t’i gëzojnë. Për më tepër ajo pronë i është njohur dikujt tjetër. Përmes kompensimit fizik, shteti u jep mundësinë pronarëve për konvertimin e këtyre pronave me pasuri të cilat mund t’i zotërojë e t’i shfrytëzojë. Ndërkohë, konvertimi në natyrë i një prone me një tjetër, që ka të njëjtën vlerë tregu, e bën shumë më të lehtë marrëveshjen mes shtetit e pronarëve.
Do të ketë një formulë mbi të cilën do të bazohet propozimi që do u bëjë shteti ish-pronarëve për kompensim, për llojin e pronës, vendndodhjen e saj, apo elementë të tjerë që do mundësojnë marrëveshjen mes dy palëve?
Aktualisht, ne kemi një metodologji që rregullon shpërndarjen e kompensimit financiar, por nuk kemi një metodologji që rregullon kompensimin fizik të pronës. Nuk kemi ende një formulë për shpërndarjen e fondit fizik. Lajmi i mirë është se Agjencia e Kthim-Kompensimit të Pronave, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë po punojnë për përgatitjen e metodologjisë përmes së cilës do të bëhet shpërndarja e fondit fizik.
Kur mendoni se do të përfundojë metodologjia?
Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim është tashmë në punë e sipër, dhe, në momentin që metodologjia miratohet nga Këshilli i Ministrave, nis edhe procesi i kompensimit fizik. Për mendimin tim, është vetëm çështje javësh.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)