E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam shpëtimtar

Mesfushori i Hamburgut, Rafael van der Vaart thotë se rikthimi i tij në Bundesliga nuk duhet të konsiderohet si special, dhe ka shtuar se nuk e sheh veten si shpëtimtar të ekipit të ri. Përfaqësuesi holandez u rikthye në klubin gjerman pasi i kaloi dy sezone në Tottenham, i cili përfitoi 13 milionë euro, nga shitja e tij këtë verë.

Pasi kaloi tri vjet me ‘Rothosen’ në mes të sezoneve 2005-08, disa prej mbështetësve të Hamburgut e konsideruan si rikthim të djaloshit të penduar. “Nuk jam shpëtimtar! E di se njerëzit presin mrekulli nga unë, por nuk mund ta bëj ujin që të lëvizë”, theksoi mesfushori holandez për Bild am Sonntag.

“Më duhet të bëj lojë të mirë dhe ta përmirësoj kualitetin e ekipit. Dortmundi ka shkuar përpara. Ishte larg Top 4 vite më parë dhe tash? Ata janë kampionë të dyfishtë”, vazhdoi 29-vjeçari. Ish-futbollisti i Real Madridit tregon ndër të tjera se Hamburgu mund të jetë stacioni i tij i fundit, para se të pensionohet. Aktualisht, Hamburgu zë vendin e 16-të në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›