Kryeministri palestinez jep dorëheqjen
Jerusalem -Kryeministri palestinez, Salam Fayyad njoftoi sot se kishte paraqitur dorëheqjen e qeverisë së tij përpara presidentit Mahmoud Abbas për t'i hapur rrugën krijimit të një kabineti të konsensusit kombëtar, në kuadër të ripajtimit me Hamasin.