E Diel, 1 Nëntor 2026

Pele: "Maradona, jo më i madh se Di Stefano"

Pele, që po viziton Madridin, i kanë shpëtuar disa deklarata shumë interesante, që sigurisht do të hapin diskutime: "Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është padyshim Di Stefano. Maradona? Ishte një lojtar i madh, por nuk dinte të përdorte të djathtën dhe me kokë nuk shënonte kurrë, madje të vetmin gol me kokë që ka bërë, e ka realizuar me dorë...". Ylli brazilian shpjegon edhe arsyet e zgjedhjes së tij për të mos luajtur kurrë në Europë: "Kisha shumë oferta, por isha mirë te Santos dhe nuk kisha dëshirë të largohesha nga ai klub". Në fund flet për të ardhmen: "President i FIFA-s? Nuk është aspak e vërtetë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›