E Diel, 1 Nëntor 2026

Risia, debutojnë arbitrit e zonës

Ndeshjet e para të fazës së grupeve në aktivitetin më të ri të UEFA-s, Europa League, do të mbahen mend edhe për debutimin e pesë gjyqtarëve në fushë: përveç "bilbilit" kryesor dhe dy asistentëve, në aktivitetet zyrtare do të debutojnë edhe arbitrit e zonës, pra ata që veprojnë në dy vijat fundore të fushës. Kjo është një mënyrë për të evituar "golat fantazmë". Platini kërkon që ta "eksportojë" idenë me pesë gjyqtarë në ndeshje edhe në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe në Euro 2012. Për herë të parë, kjo mënyrë e re e arbitrimit është testuar në vitin 2008, në Kampionatin Europian Under-19.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›