Mourinho: Barazimi nuk është rezultat i keq

Pavarësisht barazimit 1-1 ndaj CSKA Moskës, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk është i shqetësuar.
Ai ka thënë për AS se Los Blancos është dashur të shënonin të paktën edhe një gol, megjithatë ka pohuar se edhe barazimi “nuk është rezultat i keq”.
“Nuk jam i lumtur, por as i mërzitur. Kjo nuk është një dramë”.
“Ne e bëmë të njëjtën në vitin e kaluar në Lyon dhe megjithatë u kualifikuam në çerekfinale. Ne mund të fitojmë në shtëpi”, ka deklaruar portugezi.