Luis Enrike mund te jete trajner i Barcelones pas Pep Guardioles
Një ekuacion me dy të panjohura, por që ngjall shumë interes. Kjo është gjendja në aksin Romë-Barcelonë, pasi fati i dy trajnerëve duket se varet nga njëri-tjetri. Apo më saktë, fati i stolit roman varet nga fakti i stolit blaugrana. Nëse Pep Guardiola vendos të largohet nga Barcelona, klubi kampion i Europës po mendon për të marrë Luis Enriken, drejtuesin teknik të Romës italiane.
Mediat spanjolle dhe ato italiane i bëjnë jehonë këtij lajmi, ndërsa të dy trajnerët duket sikur “i hedhin benzinë zjarrit”. Kjo sepse Guardiola i ka lënë të gjitha mundësitë të hapura, edhe pse e dashuron klubin e tij të zemrës.
Fituesi i 13 trofeve në “Kamp Nou” nuk ka rinovuar ende kontratën që i përfundon në mbyllje të këtij sezoni.
Po ashtu, Luis Enrike nuk i ka mbyllur derën një largimi të mundshëm nga verdhekuqtë, madje “tgcom” shkruan se ekziston një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet nëse Barça e thërret.
Për Luis Enriken ky do të ishte një kthim në shtëpi pasi në të kaluarën jo vetëm ka luajtur për katalanasit, por edhe ka drejtuar Barcelonën B, ndërsa kontrata me Romën vlen deri në 2013.