E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të tregojë paratë e bashkisë

Partia Demokratike i kerkoi Edi Rames te hape dyert e Bashkise dhe te lejoje kontrollin financiar nga prefekti. Deputeti Gent Strazimiri tha se ne baze te ligjit bashkia eshte e detyruar ti nenshtrohet ketij kontrolli pasi taksapaguesit kane te drejte te dine ku perfundojne parate e tyre.

"Në bazë të ligjeve në fuqi, paratë e taksapaguesve shqiptarë të akorduara bashkive dhe komunave nga qeverisja qëndrore i nënshrohen një procedure transparente dhe të mirëpërcaktuar kontrolli lidhur me mënyrën se si janë shpenzuar dhe sa kanë mbërritur në destinacion. I vetmi organ i qeverisjes vendore në republikë që refuzon transparencën, kontrollin është bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj. Përfituesi më i madh i fondeve të buxhetit të shtetit, pra, paratë e të gjithë shqiptarëve nga Tropoja deri në Delvinë. Bashkia e kryeqytetit nuk mund të qeveriset me corape në kokë. Shqiptarët nuk kanë para tepër për të humburnë xhepat, qokat, borxhet e hallet e asnjë individi. Shqiptarët duan dhe e meritojnë transparencën për paratë e tyre, e drejtë që buron nga ligjet e vendit përpara të cilave të gjithë janë të barabartë", deklaroi Strazimiri.

Gent Azizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›