Moisiu: Ligji i gjendjes civile, anti-kushtetues
TIRANE-Ish-presidenti Alfred Moisiu e cilëson anti-kushtetues ligjin për gjendjen civile, i cili përcakton kombësinë e shtetasve. Në një prononcim të djeshëm për mediat, Moisiu tha se mbështetur mbi këtë ligj, që bie ndesh sipas tij dhe me konventat ndërkombëtare, po mundësohet ndryshimi i kombësisë nga shqiptare në greke, pa u mbështetur në prova dhe fakte. Ish-numri një i shtetit është pozicionuar njëherësh edhe kundër nismës së qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnie, duke e cilësuar edhe atë si anti-kushtetues. Moisiu thekson se ligji themeltar i shtetit nuk e njeh kombësinë, por ka të shkruar në të vetëm shtetësinë. “Vërtet nuk shoh të përmendet fjala ‘kombësi’ në Kushtetutën tonë. Atje përmendet vetëm fjala ‘shtetësi’. Nga ka dalë ky formular? Si është hartuar ky formular? Cili e ngriti gjithë këtë zhurmë të drejtë?” - është shprehur ish-presidenti i Republikës. I fokusuar mandej tek formulari i regjistrimit të popullsisë, ai shtoi se “ligji ynë mbi gjendjen civile, aq më tepër formulari i regjistrimit të popullatës ka defekte që bien ndesh edhe me Kushtetutën, por në mënyrë të veçantë me interesat e popullit shqiptar, me interesat e kombit shqiptar.
Ligji “Për Gjendjen Civile” ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Nisma është marrë nga kryegjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, pas shqetësimeve të fundit në lidhje me dhënien e kombësisë së shtetasve shqiptarë duke i kthyer ata në grekë. Sipas kryegjyqtarit, ligji është antikushtetuese. “Kombësia nuk zgjidhet pa prova. Ligji është në kundërshtim me konventën e Këshillit të Evropës. Ai ka krijuar shumë probleme në Gjykatën e Sarandës”, - ka deklaruar ai. Sipas kreut të Gjykatës së Sarandës, Gjykata Kushtetuese duhet të shfuqizojë ato dispozita të ligjit që kanë të bëjnë me kombësinë. Ligji është miratuar në vitin 2009 dhe duket se ka krijuar shumë hapësira për abuzime. “Nëse në kuptim të nenit 20/2 dhe 24 të Kushtetutës, ashtu sikurse është pranuar tashmë nga jurisprudenca, qytetarët nuk mund të detyrohen të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare, në të njëjtën mënyrë ata nuk mund të detyrohen të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, kulturore dhe gjuhësore dhe çdo ligj që merr përsipër të vendosë një detyrim të tillë është antikushtetues dhe duhet të deklarohet si i tillë”, thuhet në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)