E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelegrini: Ndihem mire, qe Reali do te luaje nje ndeshje bamiresie

Trajneri i Realit te Madridit, Manuel Pelegrini, pas humbjes se pesuar ne fundjave ne kampionatin spanjoll me Atletiko Bilbaon dhe para ndeshjes se radhes, ndaj Malages dha nje konference shtypi para ndeshjes se djeshme miqesore ndaj Gramozit te Ersekes. Pelegrini theksoi se ndihet i lumtur para ketij takimi, per nje fakt, se parate e biletave do te shkojne ne ndihme te permbyturve. Ne konferencen qe dha per shtyp, gjate dites se djeshme, trajneri Pelegrini shprehu hidherimin e tij per permbytjet qe kane ndodhur ne veri te Shqiperise, zone te ciles skuadra e tij do t'i vije ne ndihme, me prezences ne ndeshjen e djeshme."Ndihem mire para ketij takimi, sepse te ardhurat e fituara nga shitja e biletave do te shkojne ne ndihme te familjeve te permbytura ne veri te vendit tuaj, - theksoi trajneri spanjoll i Realit. Me tej Pelegrini foli per ndeshjen ndaj ekipit te kampionatit tone, Gramozit dhe theksoi se ne futboll, sidomos kur ka ndeshje miqesore, e rendesishme eshte qe te luhet nje ndeshje spektakolare. "Ne Tirane kemi ardhur per te luajtur nje ndeshje miqesore, por e vleresojme are, si te rendesishme. Do te doja shume qe kjo ndeshje te dhuronte sa me shume spektakel ne fushen e lojes. Tifozet qe do te jene te pranishem deshirojne qe te argetohen dhe shpresoj qe te luhet nje ndeshje e tille, qe t'i kenaqe te gjithe ne fund", - perfundoi Manuel Pelegrini. Trajneri spanjoll publikoi emrat e 18 lojtareve dhe premtoi se me te miret qe do te kishte ne dispozicion do te te zbrisnin ne fushen e blerte.
Nderimi
Para ndeshjes Gramozi - Reali i Madridit, eshte mbajtur nje minute heshtje per te nderuar figuren legjendare dhe te paperseritshme te futbollit tone, Panajot Pano. Nje dite para vizites se Realit ne Tirane, u nda nga jeta ish-lojtari i shquar i Partizanit, Pano.
64 gazetare
Per te ndjekur Realin e Madridit drejt kryeqytetit tone, kishte nje numer te larte te medieve te akredituara ne "Qemal Stafa". Interesimi i larte i mediave spanjolle per ekipin e tyre, vinte per shkak te interesit qe ka Reali ne vendin e saj dhe me gjere.
2.5 milione euro
Mediat spanjolle raportonin se gjate 10 oreve te qendrimit ne Tirane, Reali i Madridit do te perfitonte nje shume te tille, pas marreveshjes me organizatoret e ndeshjes. Reali qendroi deri pas ndeshjes dhe u nis me "charter" drejt kryeqytetit spanjoll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›