E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Perez: Do te ngreme akademi ne Shqiperi

Presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez udhehoqi delegacionin e ekipit te tij, gjate vizites se djeshme ne Shqiperi, ku zhvilloi takime me kreret me te larte te shtetit shqiptar. Perez u prit ne presidence nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. "Vizita e Realit te Madridit forcon me tej imazhin e Shqiperise ne Evrope. Reali eshte zeri i solidaritetit dhe te ardhurat nga ndeshja qe do te luaje Reali ne Tirane do te shkojne per permbytjet, por kjo vizite vjen ne nje moment te veshtire per futbollin tone, sepse sapo kemi humbur lojtarin simbol nder vite. Lojtaret me te medhenj ne bote do te jene ne nje dite zie, per te kujtuar figuren e tij. Nje gjest solidariteti i nje klubi te madh si Reali i Madridit," - theksoi ne fjalen e tij presidenti i Republikes, Topi gjate takimit me Perez.
"Real Madrid eshte ne solidariet me shume vende. Ne jemi nje klub me histori te madhe, qe ka prekur zemrat e njerezve ne dekada te ndryshme dhe i percjellim vlerat tona nepermjet lojtareve", - tha gjate fjales se tij presidenti i Realit, Florentino Perez. "Ne jemi te lumtur qe jemi ne Tirane. Ne deshirojme qe te bashkepunojme edhe me tej me vlerat e verteta te vendit tuaj. Jemi duke pasur kontakte me ambasaden spanjolle qe ndodhet ne Tirane, per te hapur edhe nje akademi sporti, me qellim qe femijet shqiptare te kene mundesi te provojne talentin e tyre dhe t'i ndihmojme per te hedhur hapa te metejshem ne karriere," - theksoi Perez. Edhe nje ngushellim per legjenden, Pano. "Ne fund dua te shpreh ngushellimet e mia per ndarjen nga jeta te lojtarit legjendar, Panajot Pano. Jam i sigurt se ai do te mbetet gjithmone ne zemrat e shqiptareve te shumte. Faleminderit qe na pritet kaq mire", - theksoi Florentino Perez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›