E Diel, 1 Nëntor 2026

Pelegrini në finish, pesë trajnerë në garë për Realin

Shtypi iberik

Përforcohen sërish kritikat ndaj teknikut të Real Madridit, Manuel Pelegrini, dy ditë pas humbjes së “merengues” në “Bernabeu” kundër Barçës (0-2): i gjithë shtypi sportiv e shikon të larguar, ndërsa Murinjo avancon mes zëvendësve të mundshëm. “Pelegrini, i kryqëzuar”, titullon gjithë faqen “Marca”, e cila prej kohësh kërkon dorëheqjen e kilianit. Për të përditshmen “paaftësia për të menaxhuar grupin e lojtarëve, mungesa e karakterit për të pranuar kritikat dhe mungesa e përgjigjes së lojtarëve në ndeshjet e mëdha”, e kanë lënë pa mbështetje mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. Lista e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë sezonin e ardhshëm drejtohet, sipas “Marca”-s, nga Murinjo, të cilin e ndjekin Kapelo, Ançeloti, Skolari e Benitez. Edhe “As” kërkon kokën e Pelegrinit dhe i propozon “Murinjos të firmosë menjëherë”, para se të fitojë Champions dhe t’i rritet çmimi. Këtij grupi i bashkohet edhe e përditshmja sportive katalanase “Sport”, që nuk e shikon më Pelegrinin si trajner të Realit dhe zëvendësin e tij, sipas saj, janë Zhoze Murinjo dhe Rafa Benitez.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›