E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelingu nuk eshte fajtor ne Malte

Trajneri shqiptar qe ishte perfshire ne nje skanda trukimesh te ndeshjeve te futbollit nuk eshte quajtur fajtor, pas hetimeve. Ai u shpall i pafajshem, sipas medieve malteze. Pelingu dhe gjyqtari Xhoe Atand ishin vene ne qender te skandalit, per nje ndeshje te Kupes UEFA, e cila sipas medieve ishte e trukuar. Trajner i nje ekipi ne Malte, Pelingu, se bashku me nje gjyqtar mendoheshin se kishin bashkepunuar per te percaktuar rezultatin e ndeshjes, me qellim perfitimi te paligjshem. Por ne baze te hetimeve te mevonshme rezultoi se shqiptari nuk kishte te bente fare me kete histori dhe se gjithcka ishte normale. Por informacioni i siguruar per perfshirjen e Pelingut ne kete histori ishte i gabuar dhe se eshte sqaruar gjithcka para gjykates. Kjo e fundit i shpalli te pafajshem te akuzuarit, ne fjale, mes te cileve edhe Pelingun.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›