Cana do fitore me Lionin, pastaj titulli ne France
Olimpiku i Marsejes ndodhet tre ndeshje larg suksesit me te madh, qe prej vitit 1992. Marseja qe drejtohet nga trajneri Erik Geretes do te perballet me Lionin, te cilit synon qe t'i marre kuroren e ketij edicioni. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana deklaron me bindje se ne rast fitoreje ndaj Lionit, jane te gjitha shanset qe ekipi i tij te fitoje titullin he ai te arrije suksesin e pare ne karrieren e tij, ne France, duke fituar nje titull kampion. "Besoj se ekipi eshte i motivuar plotesisht per ta fituar kete ndeshjes," - deklaroi Cana. "Titullin e pret me padurim i gjithe qyteti dhe besoj se do ta arrijme, ne rast se mundim Lionin. Edhe pse eshte nje ndeshje e veshtire, lojtaret kane shprehur vendosmerine per te marre maksimumin,' - theksoi Cana. Olimpiku i Marsejes rivalizon me Bordone, per titullin kampion ne France. Ne javet e fundit te dy ekipet kane fituar te gjitha ndeshjet dhe gara eshte bere me interesante. Ne fund te ketij edicioni, edhe ne rast se Lorik Cana do te shpallet kampion ne France, deklaron se te ardhmen e sheh diku larg, ne nje kampionat tjeter. Anglia pritet te jete destinacioni i radhes per kosovarin qe eshte gjithashtu nje nga pikat me te forta te kombetares sone.