E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Jam ne kulmin e karrieres

Shqiperia te tjera shanse ne Euro 2012. Nuk me intereson stoli i Kroacise

Vetem pak dite perpara grumbullimit te Kombetares shqiptare per miqesoren e dates 17 nentor kunder Maqedonise trajneri Josip Kuzhe konfirmon se ndihet shume mire. Drejtuesi i stolit kuqezi eshte i gatshem qe ti rikthehet punes me perfaqesuesen pas hemorragjise cerebrale qe pesoi ne muajin shtator dhe deklaron se po perjeton kulmin e karrieres si trajner. 57-vjecari beson se Shqiperia do te kete te tjera shanse per te permiresuar pozitat ne Grupin D kualifikues te Euro 2012 ndersa beri te ditur se nuk eshte i interesuar per te drejtuar Kombetaren e Kroacise ne perfundim te ketyre eliminatoreve periudhe kur trajneri aktual Slaven Bilic ka bere te ditur se do te largohet.

Gjate afro 18 muajve ne krye te Shqiperise prej emerimit ne maj te vitit 2009 puna e Josip Kuzhese nuk eshte vleresuar vetem ne vendin tone por edhe ne vendlindjen e tij. FSHF-ja beson verberisht te trajneri drejtuesi i stolit gezon mbeshtetjen dhe vleresimin maksimal nga skuadra ndersa eshte kthyer ne nje idhull per tifozet. Puna e mire dhe rezultatet me Kombetaren kuqezi e kane ngritur figuren e Kuzhese edhe ne Kroaci ku vetem pak vite me pare ai cilesohej si nje trajner i djegur. Ndiej se jam ne kulmin e karrieres si trajner. Vetem per dhjete minuta jam ne gjendje te lsquozberthej cdo trajner te hyj ne koken e tij dhe shume shpejt tia kuptoj te gjitha sekretet. Kjo ka ardhur fale te gjithe ketyre viteve pune. E kam te qarte se edhe me pare klasifikohesha mes trajnereve te mire e dija kete. Megjithate njohurite e mia rreth futbollit ishin disi kaotike. Me ne fund tashme gjithcka eshte ne vendin e duhur dhe kam mundesi te bej me te miren deklaroi tekniku 57-vjecar. Pervec ofertave te herepashershme qe ka marre nga gjigantet e Dinamos se Zagrebit Kuzhe se bashku me Kranjcar dhe Ivankovic cilesohet si nje prej kandidateve potenciale per stolin e perfaqesueses se Kroacise si zevendesues i Slaven Bilic qe do te largohet ne vitin 2012. Megjithate drejtuesi i stolit kuqezi nuk eshte i interesuar per kete detyre Disa vjet me pare prisha kontraten me vlere 1 milion euro qe kisha ne Japoni pasi Federata Kroate me njoftoi se isha emeruar si trajneri i ri i Kombetares. Por sot nuk e shoh veten ne kete detyre. Sot interesat e mia jane kryesisht komerciale.

Trajneri foli edhe per ecurine e Shqiperise ne kualifikueset e Euro 2012. Pas humbjes se pare ne Grupin D ne fushen e Bjellorusise ai beson se perfaqesuesja do te kete te tjera shanse qe te realizoje planin e saj ne aktivitetin kontinental. Isha shume i motivuar per sfidat me Bosnje-Hercegovinen dhe Bjellorusine dhe mendoj se nese do te isha ne stol do te kishim arritur rezultate me pozitive Shqiperia barazoi 1-1 me boshnjaket ne Tirane dhe humbi 2-0 ne Minks. Gjithsesi asistenti im Xhemal Mustedanagic beri nje pune te shkelqyer. Ne grupin tone te gjitha skuadrat do te humbasin pike dhe kjo na jep shanse te tjera te realizojme planin tone nenvijezoi Kuzhe. Ne fund trajneri foli per miqesoren me Maqedonine Pas hemorragjise cerebrale gjithcka shkoi mire. Po pres me padurim qe te rikthehem te punoj me perfaqesuesen shqiptare. Pas kater-pese ditesh do te jem ne Tirane per te nisur pergatitjet per miqesoren me Maqedonine e cila vlen si test per eliminatoret qe rinisin ne pranvere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›