E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Shqiperia 4 muaj pa ambasador

Harxhi Ceshtje procedurash. Topi dorezoi kredencialet e ambasadorit para pak ditesh Diplomacia shqiptare mbulohet nga nje tjeter skandal. Ndonese

Shqiperia ka kater muaj qe ka shpallur emrin e ambasadorit qe do te zevendesoje Aleksander Sallabanden ne Uashington ngelen mister shkaqet e krijimit te ketij vakumi diplomatik. Ministria e Jashtme e ka marre qetesisht kete situate duke u shprehur zyrtarisht se vonesa lidhet vetem me nje ceshtje te zakonshme procedurash. Po per kete vakum te krijuar ne ambasaden me te rendesishme te Shqiperise ne Uashington gazeta Shqip kontaktoi edhe me zv/ministren e Jashtme Edith Harxhi. Eumlshte ceshtje procedurash. Zoti President letrat kredenciale i ka percjelle vetem para pak ditesh dhe disa shtete i kane procedurat e akreditimit deri ne 3 muaj. Ambasadat shqiptare si ne misionin e OSBE-se ne Vjene po ashtu edhe ne Uashington nuk jane bosh. Zoti Sallabanda vazhdon te qendroje ne krye te detyres ne Uashington dhe zoti Galanxhi ne misionin e Shqiperise prane OSBE-se ne Vjene tha numri dy i diplomacise shqiptare Edith Harxhi.

Ambasadori i Shqiperise ne Uashington Gilbert Galanxhi i propozuar nga Kryeministri Sali Berisha me firmen e ministrit te Jashtem te asokohe Ilir Meta ka marre lsquook nga komisioni i jashtem parlamentar me 8 korrik 2010 dhe dekretimin nga Presidenti Bamir Topi ne vjeshte nuk ka filluar ende punen prane perfaqesise me te madhe diplomatike shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne ambasaden tone ne Uashington vazhdon te mbaje detyren e diplomatit Aleksander Sallabanda te cilit i ka mbaruar mandati ne maj 2010. Ne muajin qershor Ministria e Jashtme percaktoi emrin e Spiro Kocit si zevendesues te diplomatit Sallabanda por per shkaqe misterioze kjo kandidature u rrezua per arsye te cilat nuk u bene te ditura kurre as nga Ministria e Jashtme as nga Kryeministri dhe as nga Presidenti. Ne fillim te muajit korrik dyshja Berisha-Meta percollen nje tjeter emer ne Komisionin e Sigurise Gilbert Galanxhin i cili mori ok nga te gjitha strukturat e larta te vendit per te shkuar ambasador ne Uashington. Ndonese kane kaluar 4 muaj qe prej kohes kur emri i ambasadorit te ri eshte zgjedhur ne detyren e kryediplomatit shqiptar ne SHBA vazhdon te qendroje serish ambasadori Sallabanda. Megjithese jane dorezuar letrat kredenciale per ambasadoret e rinj ne Uashington dhe Misionin e perhershem te OSBE-se ne Vjene diplomatet Gilbert Galanxhi dhe Spiro Koci nuk kane filluar ende misionin diplomatik ne ambasadat e reja. Ministria e Jashtme e ka konfirmuar lajmin se ne Uashington ambasadori i Shqiperise vazhdon te jete Aleksander Sallabanda te cilit i ka mbaruar mandati ne maj te ketij viti ndersa ne misionin e OSBE-se ne Vjene ambasadori i posacem i Shqiperise vazhdon te jete Gilbert Galanxhi. Ne muajin korrik 2010 Komisioni i Jashtem Parlamentar zhvilloi seance degjimore me ambasadorin e ri te Shqiperise ne SHBA Gilbert Galanxhi dhe ambasadorit te posacem te Shqiperise ne misionin e OSBE-se Spiro Koci. Ne muajin tetor Presidenti i Republikes Bamir Topi ka firmosur emrat e ambasadoreve te rinj dhe ka percjelle bashkerisht edhe letrat kredenciale. Burime diplomatike pohojne per Shqip se shkak per vonesen e zevendesimit te ambasadoreve eshte bere axhenda e ngjeshur e muajit nentor-dhjetor ne misionin e OSBE-se ne Vjene. Madje burimet citojne se me 24 nentor pritet te zhvillohet edhe nje tryeze e organizuar nga pala shqiptare per forcimin e dialogut nderfetar dhe nderetik ne Europen Juglindore. Ne fakt ambasada shqiptare ne SHBA eshte nje torte e mire qe kerkohet nga te gjitha qarqet politike shqiptare dhe si rrjedhoje ka pasur jo pak surpriza ne pese vitet e fundit. Ishte ish-presidenti Alfred Moisiu ne vitin 2005 qe rrezoi kandidaturen e Edith Harxhit prane kesaj ambasade dhe po brenda ketij viti diplomacia shqiptare ende nuk ka gjetur paqe per kryediplomatin e ambasades me te rendesishme shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›