E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleta e votimit, Kolegji miraton kërkesën e PS-së

Kolegji zgjedhor vendos të ndryshojë fletën e votimit për zgjedhjet vendore te 8 majit. Kolegji zgjedhor në gjykatën e Apelit e ka pranuar kërkesën e kësaj partie duke rrëzuar vendimin numër 282 të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në argumentin e tij përpara kolegjit zgjedhor, avokati që përfaqsonte PS-në, ka pohuar se vendimi i marrë për miratimin e fletës së votimit, është një akt normativ dhe duke qenë i tillë nuk mund të miratohet me 4 vota por duhen 5. Ndërsa përfaqësuesja e KQZ, ka hedhur poshtë kërkesën e kësaj partie duke shpjeguar se nuk përbën një akt normativ por një akt administrativ. Por pasi janë dëgjuar dy palët, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesën e PS, duke vendosur ndryshimin e fletës së votimit, që ka të bërë me formën, madhësinë e vendosjes së emrave të subjekteve politike por edhe me ngjyrat.
Ndërkohë që shtyrja e shqyrtimit të një tjetër kërkesë të PS, nga kolegji për rrëzimin e vendimit të KQZ Nr 279, që ka lidhje me kërkesën për vendosjen në fletë, të listës së kandidatëve për këshilltar bashkiak të "Aleancës për të ardhmen" përpara atyre të koalicionit "Aleanca për qytetarin", kjo për shkak të inicialeve, ka sjell reagimin e përfaqsues së KQZ. Kjo e fundit ka deklaruar se këto zgjedhje rrezikohen. Pasi shtyrja e seancave gjyqësore rrezikon mospërfundimin në kohë të bërjes së këtyre fletëve të votimit që duan minimum 20 ditë për tu prodhuar.
Por edhe pas këtij reagimi kolegji zgjedhor ka vendosur që këtë kërkesë ta shqyrtoj në datën 18 prill në orën 10.00.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›