Pellumb Xhufi: “Ngaterresat ne Himare, jane te qellimshme”
INTERVISTA/ Ngjarja e fundit ne Himare kur nje himarjot 35-vjecar u vra nga nje i ri 20 vjecar nga Vlora ka rindezur polemikat nese eshte Himara nje zone minoritare ne Shqiperi apo jo. Historiani Pellumb Xhufi per radion BBC foli dje pikerisht per kete argument
Cila eshte sipas jush, e verteta historike rreth Himares?
E verteta e Himares eshte se ajo ka qene nje pjese e pandashme e territorit shqiptar dhe e popullsise shqiptare madje do te thosha se ne momente te caktuara te historise Himara eshte bere qender e levizjeve per liri e pavaresi te popullit shqiptar. Dihet qe, kur ra Kruja, Himara u be jo per vite, por per shekuj si epiqender, si vatra e fundit e levizjeve antiosmane. Dhe aty jane mbajtur aleancat e popullit shqiptar me partnere te perendimit, me Venedikun, me mbreterine e Napolit, me te Spanjes e me Papatin deri ne shekullin e 18-te per te organizuar kryengritje kunder pushtuesit osman. Ky eshte profili historik i Himares. Por ka dokumente te pakundershtueshme duke filluar qe nga ato te Venedikut apo te Mbreterise se Napolit e pastaj ato te Perandorise Osmane, regjistrimet pa komente sic kane qene regjistrimet e popullsise dhe detyrimeve qe paguanin komunitetet shqiptare.
Ne regjistrimin e Himares gjithe himarjotet, te gjithe po them, ne menyre fare te dukshme, mbanin emra etnike karakteristike shqiptare. Emra qe edhe sot ruhen ne mbiemrat e mjaft familjeve himarjote. Emra si Gjin, Gjon, Martin apo Gjoke qe jane te pangaterrueshem dhe nuk kane nevoje per komente.
Atehere si shpjegohet qe Himara edhe gjate ketyre 20 vjeteve te fundit sjell herepashere ngaterresa qe pretendohet te jene me sfond etnik?
Kjo eshte e qellimshme. Natyrisht ketu kemi te bejme edhe me nje rol qe duhet thene qartazi te Athines zyrtare e cila nuk po ben ndonje gje te re sot. Sepse ky ka qene qendrimi qe nga koha e krijimit te shtetit grek i cili ka shfrytezuar statusin qe ju njoh Kishes Ortodokse Greke pas renies te Konstandinopojes me 1453-shin kur Patrikut Grek te Konstandinopojes ju la e drejta nga Sulltani te merrej me te gjitha popullsite e krishtera. Iu dha e drejta te hapi shkolla ne te gjitha vendet ku kishte ortodokse dhe kjo gje u be edhe ne Shqiperi. Kjo ndodhi edhe ne Himare ku u hap shkolle greke ashtu si u be edhe gjetke ne Shqiperi ku shkolla greke u hapen jo vetem ne zonat ku kish te themi popullsi minoritare si zona e Dropullit dhe Vurgut por edhe ne zonat ku kishte ortodokse si ne Korce apo Kolonje me qellim per te bere ate identifikim qe e bene turqit me perpara qe bashkuan kombesine me fene te ciles cuditerisht ju referua edhe Greqia e re e krijuar me 1821. Ky kriter pra i identifikimit te popullsise me fene u ndoq nga shteti grek i cili ka vazhduar te pretendoje se atje ku ka patur shkolla greke atje popullsia eshte qartazi greke. Dhe nje gje te tille e kerkoi edhe ne Konferencen e Paqes te vitit 1919 ne Versaje. Por kjo gje natyrisht nuk ju njoh nga fuqite e medha duke filluar nga shtetet mike sic qene Franca dhe Anglia qe nuk ja pranuan kete lloj kriteri. Aty u njoh minoriteti grek ne Shqiperi ne ato permasa dhe ato kufij qe realisht eshte. Qeverija shqiptare e atehershme u obligua te njohe minoritetin grek dhe malazez, keto dy minoritete jane njohur nga Lidhja e Kombeve ne 1921, dhe te beje nje raport mbi gjendjen e minoriteteve ne Shqiperi. Qeveria shqiptare i ka bere keto raporte te pervitshme dhe Himara nuk perfshihej asnje vit si vend minoritar. Raporti kish te bente me 83 fshatra te tjera qe jane realisht minoritare.