Dule: “Ngjarja e Himares, nuk paragjykojme drejtesine”
INTERVISTA/ Administrata ne zonat jugore te Shqiperise iu pergjigj pardje me nje ore greve thirrjes se kryetarit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Greva u realizua ne kohen kur nje fluks ne rritje emigrantesh kerkonin te aplikonin per pasaporta biometrike. Dule tha dje ne nje bisede me radion BBC se qellimi i greves, Dules, ishte sensibilizimi i organeve kompetente per zbardhjen sa me pare te ngjarjes se Himares
Si po perjetohet ne minoritetin grek ngjarja e ndodhur me te ndjerin Guma?
Ngjarja ne Himare ndoshta perben krimin me monstruoz te ndodhur gjate ketyre 20 viteve ne vendin tone dhe kjo sepse, sipas te gjithe treguesve te deritanishem, kemi te bejme me nje krim i cili eshte i inspiruar nga motivet me te erreta, ato te urrejtjes etnike.
Ne jemi mjaft te shqetesuar. Nga njera ane kemi nje aspekt human, eshte nje familje se ciles i humbi nje jete mjaft e re dhe, se dyti, eshte nje fenomen shoqeror te cilin duhet qe ta shkulim. Nuk mund te justifikohet nga asnje kendveshtrim sot ne vitin 2010, ti thuhet cilitdo pse flet greqisht, apo anglisht, aq me teper qe dihet boterisht qe ne Himare gjuha greke flitet ne vazhdimesine kohore. Edhe sikur kjo te mos ndodhte behet fjale per gjuhen e nje vendi, te nje populli fqinj. Ne, si PBDNJ, por edhe si minoritet etnik grek ne pergjithesi, si nje anetar i thjesht, shprehim shqetesimin tone. Duhet t’i jepet fund nje ambienti qe stimulon veprime dhe qendrime te tilla. Ne jemi shume te indinjuar dhe u shprehem e do te vazhdojme te shprehemi shume ashper per autoret e drejtperdrejte te ketij krimi, por edhe ata qe qendrojne me frymen e tyre pas ketij akti.
Keto dite pati zera dhe nga forca te organizuara politike qe nuk hezituan, ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte, qe te mbeshtesin ne njefare menyre autoret, te gjejne kushte lehtesuese apo justifikuese ne nje kohe qe historia eshte shume e ashper.
Ju keni kerkuar qe ne ate zone te kete police te minoritetit. Si eshte konkretisht ideja juaj?
Se pari, ne beme nje thirrje te thjeshte, e cila duhet te konceptohet qarte.
Duhet qe cdo qeveri te ndryshoje kursin e politikave. Nuk ka vend per retorike boshe dhe shterpe, persa i perket respektimit te te drejtave te minoritetit, duhet qe ato t’i respektojme de facto. Ne qofte se ne Himare nuk do te kishim kete politike me ekuivoke qe kur tensionohet flasim per bilingualitet, apo per nje gjuhe qe eshte folur paralelisht me gjuhen zyrtare e te tjera. Duhet qe te kemi nje politike te qarte, konform standardeve te cilat jane te aplikueshme ne Evropen e sotme. Aty kemi pjesetare te komunitetit te cilet identifikohen per nga identiteti dhe perkatesia e tyre etnike si pjesetare te minoritetit etnik grek. Perse te mos garantojme praktikisht te drejtat e tyre, perse te mos funksionoje dhe aty sistemi arsimor publik shkollor, sic ekziston ne vendlindjen time, ne Goranxi, etj., ne nje kohe qe, zyrtarisht i jemi larguar mentalitetit te zonave minoritare i cili nuk eshte nje mentalitet qe mbeshtetet ne praktikat e sotme europiane te respektimit te te drejtave te minoriteteve? Ne kete aspekt eshte nje strukture policore ne Himare e cila ka qene problematike. Nuk eshte hera e pare qe ne Himare ndodhin incidente te tilla. Kesaj here ishte fatale, humbem jete njeriu. Por mos harroni se edhe ne zgjedhjet lokale te 2000, 2003 dhe 2007, por kryesisht ne ato te vitit 2003 patem lendime me thika, patem njerez qe vajten ne buze te vdekjes dhe vetem fale nderhyrjes se menjehershme, kurimit ne institucione te specializuara te shendetesise u rikthyen ne jete dhe nuk pati asnje te ndeshkuar. Ka nje tolerance sistematike ndaj provokuesve te banoreve te Himares persa i perket gjuhes se tyre, identitetit te tyre ne nje kohe qe ka nje ashpersi dhe nje zell te tepruar ndaj cdo himarjoti qe manifeston perkatesine e tij etnike.
Perse ndodh pikerisht kjo ne Himare dhe jo ne fshatin tuaj Goranxi?
Sepse ne Goranxi ne vazhdimesi shteti njohu, edhe ne kohen e komunizmit, statusin e minoritetit, ndersa ne Himare nje gje e tille nuk ka ndodhur. Ne vitin 1945 ne votimet e para ne Himare u votua ne menyre dhe ne shumice derrmuese kunder instalimit te sistemit komunist. Pas asaj filluan reprezaljet ndaj atij komuniteti qe nuk ishin vetem perndjekjet, por kemi te bejme dhe me pushkatime masive, etj. Kemi dhe dy vendime te cilat ne ate moment preken respektimin e te drejtave si minoritet ne ate zone: heqja e kombesise nga gjendja civile, moskonsiderim si pjese e minoritetit etnik grek dhe mbyllja e shkolles greke. Qe atehere gjate gjithe viteve te komunizmit u ndoq kjo politike dhe fatkeqesisht edhe sot me perjashtim te disa deklarimeve retorike, zbatohet e njejta politike.
Nuk duket sikur e paragjykoni pak sfondin etnik te kesaj ngjarjeje, kur gjykata ende nuk ka folur dhe pala tjeter, domethene i riu qe dyshohet si vrasesi, thote nuk ka qene ceshtje kjo pune, ka qene thjesht nje zenke midis te rinjsh?
Nuk mund t’u hyj aspekteve dhe detajeve te nje procesi ligjor i cili duhet te mbetet si i tille. Akuza flet per vrasje me dashje. Se si do te rrjedh procesi gjyqesor ne nuk mund ta paragjykojme, vetem se jemi dyshues. Te jemi te qarte, qe neser te mos kemi nje proces te kontestuar, kerkuam qe tani te perfshihet ne kerkesen e strukturave perkatese te drejtesise te shtetit tone, te jene te pranishem me ekspertizen e tyre ne kete proces struktura te specializuara te BE-se dhe te OSBE-se te akredituar ne vendin tone.
Ishit ju qe i bete thirrje administrates lokale, aty ku jeni ne pushtet te bente nje greve njeoreshe apo jo?
Po dhe kjo ndodhi jo vetem ne Himare, por ne te gjithe njesite e pushtetit vendor te minoritetit etnik grek. Ishte nje veprim simbolik per te percjelle nje mesazh, mesazhin e solidaritetit ndaj familjes, nderim te kujtimit te te riut qe kaq padrejtesisht humbi jeten e tij dhe, nga ana tjeter, per t’i percjelle mbare opinionit te shendoshe se ne jemi te vendosur te qendrojme perballe cdo fenomeni, cdo fryme te tille dhe t’i bejme thirrje bashkeqytetareve tane qe t’i behemi mburoje njehere e mire ketyre fenomeneve dhe inspiruesve te tyre.
Cili eshte reagimi juaj per komentet ne Athine per ngjarjen ne fjale?
Athina dihet qe ka nje interes legjitim per fatet e pjesetareve te minoritetit etnik grek. Nuk eshte kjo nje e drejte e Athines se eshte Athina, por eshte e cdo shteti per pjesetaret e minoritetit te tij ne nje vend tjeter. Por edhe kjo sikur te mos ndodhe, besoj se jemi nje vend anetar i NATO-s, Greqia eshte partnerja jone, aleatja jone, jemi nje familje.