E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëllumbi: Fundi i Berishës, si ai i Nanos me korrupsion

Servet Pëllumbi dhe kreu i PS, Edi Rama

Rileximi i Fukujamës
Frencis Fukujama, në librin e tij, Fundi historisë dhe njeriu i fundit, mbron tezën se demokracia liberale mund të përbëjë pikën e fundit të evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe formën përfundimtare të qeverisjes njerëzore dhe, si e tillë, ajo shënon fundin e historisë. Këtë tezë e kam analizuar në mënyrë kritike në librin Globalistika-refleksione për një epokë, 2009, f. 167-172) dhe kam dhënë mendimin se ajo nuk i qëndron së vërtetës për epokën e sotme të globalizimit. Ndërkohë, mendoj se teza e Fukujamës bëhet më interesante po të jetë se do të rilexohet nga një kënd tjetër vështrimi, po të jetë se fundi i historisë do të shihej si një zinxhir i pafund fillim-fundesh e fund-fillimesh. Në një kuptim të tillë dialektik, çdo herë mund të flitet dhe të gjendet një fund dhe një fillim. Kjo shkon sidomos për izmat. Kështu, duke iu referuar modeleve konkrete të politikës shqiptare të 20 vjetëve të fundit, mund të flitet për modelin Berisha 1, që dështoi në vitin 1997, më pas për modelin Nano, që e mbylli historinë e vet, me të mirat dhe të këqijat e veta, në vitin 2005. Në këtë kuptim, Nano ka të drejtë kur thotë: Unë jam Fatos  Nano, prapa më vjen historia, d.m.th. një histori e mbyllur. Ndërkohë, çdo rikthim apo restaurim i modelit-fund është jo i arsyeshëm, pra jo real dhe as i nevojshëm. Tani kemi para syve tanë modelin Berisha 2, që në thelb është restaurim i modelit të parë, të cilin sot mund ta vëzhgojmë, ta studiojmë, ta vuajmë përsëri mbi kurrizin tonë në formën e autoritarizmit, të preferencës për zëvendësimin e realitetit me retorikën më të rëndomtë dhe me manipulimin e votës së qytetarëve. Ndërkohë, kemi arritur në një cak kur kërkohet një pastrim rrënjësor i politikës, pra kur kërkohet një fund tjetër i historisë, kësaj here i historisë së modelit Berisha, apo siç thirret ndryshe, i berishizmit. Të dhëna të shumta flasin për atë që ky fund ka filluar të duket dhe pritet të jetë më dramatik nga ai i nanoizmit. Në të dy izmat fundi e ka emrin korrupsion: në rastin Nano ai ishte kryesisht individual, në rastin Berisha, i tipit familjar e klanor. Berisha e ndien tashmë fundin e historisë, prandaj flet natë e ditë për sukseset e modelit dhe nevojën e ngurtësimit të tij, si i vetmi që meriton të hyjnizohet në politikën shqiptare.
Gjithsesi, mbeten dy gjëra themelore të pazgjidhura, apo dy pyetje që kërkojnë përgjigje. Së pari: si mund të shpejtohet dhe të arrihet te fundi i modelit autoritarist, që ka si shtojcë t렠 detyrueshme manipulimin e zgjedhjeve në funksion të përjetësimit të berishizmit? Dhe, së dyti: a ka forca vërtet kreative të një modeli të ri për të kapërcyer të vjetrin, pra për ti dhënë fund një historie dhe për ti hapur rrugën një etape të re apo historie të re më frutdhënëse? Më tej: a është kursi i ri i E. Ramës një model tjetër, gjithsesi, modeli që pritet të ngrihet mbi dy të parat dhe të hapë një faqe të re në historinë e politikës shqiptare? Ende nuk mund të thuhet ndonjë gjë e saktë, aq më pak përfundimtare. Mbetet për tu përpunuar e provuar.
Të dyja këto çështje, realisht janë të pazgjidhura, sepse terreni i politikës shqiptare, e ritheksoj, është i mbingarkuar me prirje klanore e madje tribale, me tifozllëk e fanatizëm partish, me mungesë të theksuar idesh dhe paaftësi për dialog e bashkëpunim. As nga brenda kështjellës, nga brenda PD-së, që ruhet me fanatizëm nga vetë Berisha me klanin e tij, por as nga opozita, e sidomos nga PS-ja, nuk po duken vizione dhe preokupime të natyrës së qytetërimit modern në funksion të konsolidimit dhe të së ardhmes së demokracisë në Shqipëri. Lufta në PS vazhdon të zhvillohet në hapësira tepër të ngushta dhe shpesh reduktohet me çështjen: të jetë a të mos jetë më tej Rama në drejtimin e PS-së? Veprimtaria e PS-së, më tepër bojkotuese se bashkëpunuese, që nga viti 2009 ushqeu prirje përçarëse dhe mungesën e vizionit për të ardhmen. Flitet për mendim ndryshe, por realisht ai mungon. Një konfuzion ideor dominon në këtë parti, kurse piramida e saj organizative, dikur me themele e mure të forta, thuajse nuk ekziston më. Më të avancuarit në fushën e mendimit ndryshe duken ata që janë për një rikthim, gati të pa mundshëm e të panevojshëm, te modeli Nano!
Tri grupimet për të cilat flitet se ekzistojnë dhe veprojnë në fshehtësi në PD, ende nuk ofrojnë asgjë tjetër veçse një qëndrim anti-Berishë, pra një version të paartikuluar të sloganit socialist Berisha ik!. Berisha, pas Kuvendit Kombëtar (dhjetor 2009) mbajti pezull për gati dy vjet zgjedhjet dhe ngritjen e strukturave drejtuese në PD për të nxitur daljen hapur të kundërshtarëve, por askush nuk u ndje duke e lënë çdo gjë në nivelin e vesh më veshit. Kjo është situata reale e dy forcave politike në vend. Për të dy krahët duket se rëndësi parësore ka pritja që të fitohet më tepër nga dështimi i kundërshtarit, dhe jo nga ajo që bën vetë. Kështu ka vazhduar të mbetet në pikëpyetje çështja e një modeli të ri për politikën shqiptare, që në thelb duhet të jetë çlirimi i frymës së lirisë, që njerëzve tu jepet siguri për të ardhmen, që të tjerët të na respektojnë për rregullin e korrektësinë, si politikanë të një vendi me standarde, që ecin përpara duke bashkëpunuar e dialoguar, dhe jo duke u grindur e sharë njëri-tjetrin. Vetëm mbi një bazë të tillë të natyrës së filozofisë politike kombëtare mund të flitet për rreshtimin e Shqipërisë në radhën e vendeve të zhvilluara, dhe jo vetëm se Berisha e shpall të tillë çdo ditë! Sikur të mos kishte dalë botimi i dosjeve të WikiLeaks-it, gjumi i politikanëve tanë, mbase do të kishte vazhduar në inercinë e tij si gjumë i pandërprerë. Zgjimi duke u hedhur ujë të ftohtë në fytyrë politikanëve tanë, me sa duket, është një nga arsyet pse kabllogramet WikiLeaks po përcillen me kaq interes nga opinioni ynë publik. Kuptohet, kjo mund të jetë, njëherësh, edhe shkak për ndonjë teprim në vlerësimin e rolit të Wikileaks-it, deri dhe për të harruar filozofinë e popullit që thotë: Kur ujkun e ke përballë, nuk ka kuptim të ndjekësh gjurmët!
Sesioni i ri politik dhe fenomeni opozitë
Po përmend një fakt shumë domethënës: jemi i vetmi vend i Europës pa një marrëdhënie formale midis qeverisjes autoritariste të Berishës dhe opozitës bojkotuese që drejtohet nga kreu i PS-së, Edi Rama. Këtu gjenden shkaku dhe pasojat e kolapsit apo ngërçit politik që po vazhdon prej më se dy vjetësh, thelbi i të cilit është mungesa gati e plotë e konkurrencës politike. Të dyja palët, që duket sikur po luftojnë shumë ashpër kundër njëra-tjetrës, në të vërtetë nuk bëjnë asnjë luftë politike të mirëfilltë përpos deklarimeve mediatike në distancë, sharjeve e fyerjeve me të cilat as zemërohen seriozisht me njëra-tjetrën, sepse e dinë që pas një kohe ato do të deklarohen taktika, lojëra për efekte elektorale etj. Në një sfond të tillë, do parë edhe fenomeni WikiLeaks. Nëpërmjet kabllogrameve të Ambasadës Amerikane duket sikur na thuhen copë, pa shtrëngimin diplomatik të duarve, të paktën tri të vërteta me natyrë pragmatiste: 1. Bëjuni më të ndjeshëm, më realistë, të paambietueshëm me të keqen dhe të korruptuarit; 2. Nuk është kjo që keni sot politika që i duhet Shqipërisë, nuk janë këta politikanët që do ta çojnë këtë vend përpara. Pra, zgjidhni më mirë; 3. Nuk ju funksionon sistemi politik, nuk ju funksionon demokracia, me këtë ritëm reformash nuk mund të integroheni në botën e qytetëruar dhe rrezikoni që miqtë tu largohen…!
Ndërkohë, pritet me interes fillimi i sesionit të ri politik, që përkon me sesionin e vjeshtës të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë verës, veçanërisht të nxehtë të kët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›