Kryeministri mbyll diten e burses NASDAQ
Kryeministri Berisha ashtu si edhe dy vite me pare ishte perseri i ftuar nderi per te bere mbylljen e sesionit ditor te burses se mirenjohur amerikane NASDAQ ne Times Square Nju Jork. Ne kete ceremoni kreu i qeverise u shoqerua nga zevendespresidenti i NASDAQ David Wicks i cili e prezantoi Berishen dhe beri nje histori te shkurter te vendit tone pas regjimit komunist. Ndersa nga ana e tij gjate kesaj ceremonie Kryeministri Berisha gjeti rastin te theksonte se qeveria shqiptare eshte nder te vetmet ne Europe qe nuk ka pesuar recesion ekonomik gjate krizes financiare te viteve te fundit. Vendi im eshte i vogel por modeli i tij ekonomik provoi se ishte nje histori suksesi. Shqiperia ishte nje prej pak vendeve qe nuk e njohu recesionin ne kete krize ekonomike te madhe deklaroi Berisha gjate mbajtjes se fjales. Me pas Berisha pergjate nje interviste te shkurter ne kanalin amerikan CNBC deklaroi se kriza greke nuk ndikon ne ekonomine vendase. Ai theksoi se asgje nuk mund te sjelle ndikimin e kesaj krize ne vendin tone pasi ekonomia shqiptare eshte ne rritje dhe papunesia ne ulje. Mund tju siguroj qe asnje pasoje negative nuk ka pasur. Bankat greke ne Shqiperi jane ne forme te mire. Emigrantet shqiptare ne Greqi po kthehen me te holla ndaj bizneset ne vendin tim po rriten me 40. Ne po e shohim me kujdes krizen ne Greqi dhe ndikimin qe mund te kete ne vend theksoi Berisha. Po keshtu ai mori pjese ne takimin e nivelit te larte ne Nju Jork i iniciuar nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff ne te cilin u be lancimi zyrtar i nismes Partneriteti per Qeverisje te Hapur.