E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, makina përplas të moshuarën

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur në aksin Korçë, Polenë sot paradite. Sofie Merolli, 73 vjeç, dhe Feride Merolli, 63 vjeç, kanë qenë duke kaluar rrugën, kur janë goditur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes nga mjeti, ka gjetur vdekjen 73-vjeçarja Sofie Merolli, ndërsa gruaja tjetër ka mbetur e plagosur. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›