Rama takon ambasadorin suedez
Partia Socialiste ka prezantuar dje me ambasadorin suedez ne Tirane Lars Wahlund nje pasqyre te aksionit te saj te ri politik i cili eshte perkufizuar nen okelion Kursi i Ri. Sipas njoftimeve zyrtare te selise roze ne takim kane marre pjese kreu Edi Rama dhe dy deputetet Ditmir Bushati dhe Arta Dade. Ne takim u diskutua mbi situaten politike dhe ekonomike ne Shqiperi. Kryetari Rama e njohu ambasadorin me kursin e ri politik te ndjekur nga Partia Socialiste dhe i parashtroi atij propozimet qe ka bere PS per reformen parlamentare dhe reformen zgjedhore si dy prej reformave kryesore ne procesin e kandidimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian njofton PS-ja. Ambasadori i Suedise e siguroi kreun socialist se Suedia do te vazhdoje te mbeshtese edhe ne te ardhmen permes programeve te bashkepunimit integrimin europian te Shqiperise ne BE.