E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për mbetjet, debate PS-PD në Kuvend

TIRANE- Debate mes deputeteve te opozites dhe atyre te maxhorances ne Kuvendin e Shqiperise, ne seancen e sotme.

Opozita, kundershton ashper projektligjin per menaxhimin e mbetjeve urbane, duke e cilesuar ate ne vazhden e shkaterrimir mjedisor dhe indiferences se qeverise.

Nderkohe maxhoranca deklaron se projektligji eshte ne perputhje me standardet e kerkuara dhe do te sjelle permiresim te situates ne menaxhimin e mbetjeve.

Ne rendin e dites te punimeve te seances se sotme ne Kuvend eshte shtuar edhe projektligji per Gjykaten Administrative, lene prej kohesh pa u perfshire ne kalendar, per shkak te domosdoshmerise se 3/5 te votave dhe ne mungese te gatishmerise se opozites per te dhene miratimin e saj per te.

Seanca ka nisur me miratimin e kalendarit tre javor te punimeve, e me pas me debate mes shumices dhe opozites oer ceshtjen e mbetjeve. Deputeti i PS-se, Besnik Bare ka kritikuar projekligjin ne fjale per menaxhimin e mbetjeve te ngurta ne vend, duke e cilesuar ate si problematik dhe qe do te vijoje deshtimin e pervojave te meparshme te ngjashme.

Sipas tij, projektligji nuk shoqerohet me faturen financiare. “Kreu i parlamentit nuk u ofron ligjvenesve te marre asistencen e eksperteve ne fusha te caktuara. Ne Kuvend, miratohen ligje me probleme, pasi verejtjet tona ju duken thjesht politike. Ky ligj duhet te kthehet per shume arsye, me kete ne genjejme veten dhe shqiptaret, Brukselin dhe partneret tane nderkombetare”- tha Bare. Sipas tij, plehrat do te vijojne te digjen sheshit, qe do te gjenerojne semundje te shumta kancerogjene.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›