E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi: Humbjet vijnë nga përçarjet e brendshme

Z. Pëllumbi ka deklaruar në një nga të përditshmet e Tiranës, se Partia Socialiste duhet të bëjë më mirë opozitën e votuar, sepse, ajo ka në radhët e veta 65 deputetë.

“Kjo do të thotë se duhet t’i përdorë në mënyrë më racionale e të suksesshme të gjitha format e luftës dhe të aktivitetit parlamentar, të harmonizuara me format e kontrollit e të presionit demokratik jashtëparlamentar, pa e tepruar me taktikat, sidomos me atë të bojkotit”, deklaron Pëllumbi.

Eksponenti i lartë socialist thotë se konkurrenca e ashpër politike pa bashkëpunim nuk mund t’i sjellë asgjë të mirë Shqipërisë. Duke komentuar kongresin e ardhshëm të PS-së, z. Pëllumbi ka thënë se “do të shtohet me një numri i kongreseve të PS-së dhe do të rikthehen disa klauzola programore socialdemokrate, të harruara prej vitesh”.

“Socialistëve dhe drejtuesve të devotshëm të tyre do t’u sugjeroja: ca më tepër durim të kenë, më shumë iniciativë dhe të dinë ta kthejnë, kur duhet, partinë në lëvizje”, ka thënë ai.
Pëllumbi e ka quajtur kryeministrin Berisha “politikan që adhuron e zbaton me rigorozitet të spikatur këshillat për sundim të Makiavelit”, ndërsa ish-kryeministrin socialist Nano, si një politikan që “historia e ka lënë jetim”.

Duke komentuar kryetarin aktual të opozitës, Edi Rama, z. Pëllumbi thotë se ai është “kryetari i partisë politike më të madhe në vend, që deklaron me mburrje: Unë nuk jam politikan!” /Start/

                                                                                             2011-07-10 14:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›