E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks udhëtarësh në Kakavijë

Policia shqiptare dhe ajo greke mësohet se kanë marrë të gjitha masat për të evituar radhët dhe pritjet e gjata të udhëtarëve.

“Për këtë qëllim, policia shqiptare punon me 9 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa polica greke me 5 sportele në hyrje dhe 5 në dalje”, bën të ditur zëdhënësi i drejtorisë së kufirit, Gentian Mullai.
    
Ai shton se fluksi në rritje është i shoqëruar edhe me masa të tjera për qarkullimin në rrugët nacionale dhe për orientim në ndihmë ndaj turistëve të huaj. Në ditët në vijim kur rritja e fluksit pritet të jetë edhe më e lartë parashikohet shtim i numrit të punonjësve, por edhe i sporteleve ku bëhet përpunimi i dokumentacionit.
    
Ndërkaq, krerët e policisë kufitare në Kakavijë janë në kontakte të vazhdueshme me homologët grekë për të koordinuar veprimet dhe masat në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve. /Start/

                                                                                             2011-07-10 12:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›